Një studim i ri nga Universiteti Purdue në SHBA vlerëson se një orë në video-konferencë lëshon midis 150 dhe 1000 gramë dioksid karboni.

Studiuesit zbuluan se lënia e kamerës fikur mund të ndihmojë në uljen e gjurmëve të karbonit. Transmetimi i videove në qartësi standarde në vend të qartësisë së lartë (high definition) mund të rezultojë në një ulje prej 86%.
Ky është studimi i parë i këtij lloji për të vëzhguar se si infrastruktura e internetit ndikon edhe në përdorimin e ujit dhe tokës, jo vetëm te emetimet e karbonit. Përfundimi ishte mjaft i thjeshtë: sa më shumë video të përfshihen, aq më i lartë është ndikimi në mjedis. Sistemet e transmetimit dhe ruajtjes së të dhënave janë bërë gjithnjë e më efikase, por nga ana tjetër, dëmi i tyre në mjedis është rritur.
"Sistemet bankare ju tregojnë ndikimin pozitiv mjedisor referuar mospërdorimit të letrës, por askush nuk ju tregon përfitimin nga fikja e kamerës ose ulja e cilësisë së videove", tha Kaveh Madani, i cili drejtoi studimin. "Pra, pa pëlqimin tuaj, këto platforma po rrisin gjurmën tuaj mjedisore."
- 10 gjëra prej të cilave mund të heqim dorë lehtësisht, për të ruajtur mjedisin
- Pasojat e ndryshimit të klimës: A do të jetë Mesdheu shumë i nxehtë për turistët?
- Më pak plastikë: Një guidë e thjeshtë për fillestarët
- Ndikimi i pandemisë te ndryshimi i klimës ishte i papërfillshëm
- Çfarë do i ndodhë kontinentit të shtatë?
Burimi: Euronews