Celebrity

Nga ‘Ju lutem respektoni privatësinë tonë’ kalohet në disa episode të KUWTK për divorcin Kanye-Kim

Shkruar nga Anabel

20 Janar 2021

Nga ‘Ju lutem respektoni privatësinë tonë’ kalohet

Në fillim të janarit, u tha se Kim dhe Kanye “po përpiqen të mos merret vesh asgjë, por kanë mbaruar punë me njëri-tjetrin”. Por duket se fjalia klishe “Ju lutem respektoni privatësinë” që thuhet shpesh nga njerëzit e famshëm, përfaqësuesit ose burimet pranë tyre, nuk zgjati shumë gjatë.

Burime për Page Six bëjnë me dije se Kim Kardashian ka filmuar problemet e martesës të cilat do të shfaqen në episodet e fundit të "Keeping Up with the Kardashians".

Burimi tha, “Kardashian synojnë të mbyllin serialin me një zhurmë. Ata kanë filmuar Kim duke diskutuar problemet e martesës. Por të gjithë janë përfshirë në një marrëveshje për të mos zbuluar detaje, sepse episodet e fundit nuk do të shfaqen deri vonë gjatë këtij viti”.

Page Six dhe të tjera burime thonë se Kim dhe Kanye janë ndarë dhe po diskutojnë kushtet e divorcit. Ata kanë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Po i njëjti burim shtoi se “Kanye po e shijon gjithë bujën e divorcit të tij. Ai e di si funksionon makineria e marrëdhënieve me publikun në klanin Kardashian, por mendon se është qesharake që ekipi i saj po fajëson dëshirën e tij për president si arsyen e prishjes së martesës”.

Të kontaktuar nga Page Six, Kim dhe Kanye nuk komentuan.

Për dramat e fundit te familja Kardashian: