Martesa

Pyetja ‘Të duash apo të të duan?’: Pse shumica përgjigjet kështu

Shkruar nga Anabel

25 Janar 2021

Pyetja ‘Të duash apo të të duan?’: Pse shumica

Në një sondazh të Anabel Media në Instagram, në një situatë hipotetike ku supozohet se duhet të zgjidhnin me patjetër një nga alternativat, 84% votuan “Të jesh i/e martuar me dikë që nuk e do”, ndërsa 16% votuan “Të jesh i/e martuar me dikë që nuk të do”. Ndryshimi në vota mes dy alternativave është i theksuar. Por pse?

A është më mirë të duash apo të të duan? Sigurisht që një marrëdhënie e suksesshme ndërtohet si marr-dhe-ja. Megjithatë referuar sondazhit, pse pjesa dërrmuese do të zgjidhte të qëndronte në një marrëdhënie me dikë për të cilin/ën nuk ka dashuri në vend të një raporti të kundërt? Në vijim u jemi referuar analizave të disa psikologëve.

Pyetja ‘Të duash apo të të duan?’: Pse shumica

Stephen Joseph, një profesor i psikologjisë, shëndetit dhe kujdesit shoqëror në Universitetin e Nottingham në Britaninë e Madhe dhe autor i “What Doesn't Kill Us”, thotë:

“Në një botë ideale ne do të donim dhe do të ishim të dashur në të njëjtën masë. Për fat të keq, ndodh që duam dikë dhe dashuria që japim nuk është njësoj me atë që marrim. Kristin Neff dhe Marie-Anne Suizzo, dy psikologë në Universitetin e Teksasit, hulumtuan këtë çështje në një studim të vitit 2006 në të cilin u kërkuan njerëzve të vlerësonin se kush ka më shumë fuqi në marrëdhënien e tyre.

Neff dhe Suizzo zbuluan se ata që e perceptonin veten në një marrëdhënie vartëse kishin më shumë të ngjarë të pranonin se u shtirën me partnerin/en. Pra, a është më mirë të jesh personi që mban pushtetin? Duhet pyetur pse dikush do ta vendoste veten në një marrëdhënie në të cilën nuk e do personin tjetër. Mund të ndodhë që kjo të pasqyrojë fëmijërinë e tyre në një farë mënyre dhe nevojën që kanë zhvilluar për të qenë në një pozitë të fuqishme. Fëmijët që kanë patur probleme me përzemërsinë mund ta gjejnë veten në këtë pozicion si të rritur.”

Wanda Behrens-Horrell, psikoterapiste, shprehet se ndikon përvoja e parë e dashurisë dhe qasja e njerëzve ndaj sigurisë.

“A është më mirë të martohesh me një person që të do më shumë se sa ti e do atë? A është më mirë të të adhurojnë apo të adhurosh? A mund t’i keni të dyja? A përcakton dashuria e parë kë do të doni në të ardhmen? Ndoshta duket më e sigurt që dikush të të dojë më shumë se sa e doni atë. Besoj se shumica e njerëzve prandaj e bën këtë zgjedhje.

Parametrat tanë për zgjedhjen e një partneri mund të ndryshojnë me rritjen në moshë. Me pjekurinë, mund të kërkojmë më shumë qëndrueshmëri dhe pajtueshmëri sesa tërheqje fizike dhe pasion. Por edhe pse pjekuria dhe intelekti ynë mund të na tregojnë një gjë, truri mund të jetë ende i lidhur për të kërkuar një person të ngjashëm me dashurinë tonë të parë.

Ndjenjat e njohura janë aq të fuqishme saqë mund të përcaktojnë se kë zgjedhim në të ardhmen. Por familjariteti jo gjithmonë sinjalizon zgjedhjen e duhur. Supozimi im është se kjo përcaktohet nga përvoja juaj e parë e dashurisë.”

Linda dhe Charlie Bloom, autorë të “Sekreteve të martesave të mëdha: Të vërtetat nga çiftet e vërtetë për dashurinë e qëndrueshme” janë të mendimit se një marrëdhënie funksionon kur, nga vetë emri, merret dhe jepet dashuri.

“Dashuria është një nevojë universale që është thelbësore për mirëqenien tonë. Dashuria nuk është thjesht një ndjenjë e ngrohtë ndaj një personi tjetër. Është dëshira për të rritur mirëqenien dhe cilësinë e jetës. Është edhe dhënia edhe marrja e dashurisë.

Marrja e dashurisë është shumë e rëndësishme, por nëse jemi të përqendruar vetëm në marrje, nuk do të përmbushemi. Marrja e dashurisë vetëm plotëson pjesërisht nevojën për dashuri. Dhënia mund të përmbushë vetëm një pjesë të nevojës për dashuri.

Shumica prej nesh ka pasur përvojën e marrjes së dashurisë nga të tjerët para se aftësia jonë për të dhënë dashuri të aktivizohet plotësisht. Ky besim se ne duhet të jemi në gjendje të japim dashuri edhe nëse nuk e marrim vetë është gabim. Aftësia jonë reciproke për të dhënë dashuri aktivizohet kur e marrim. Derisa të kemi atë përvojë, nuk jemi në gjendje t'ua japim të tjerëve.”

Zgjedhjet në votim mund të kenë lidhje edhe me tiparet e njerëze. Me shumë gjasë, njerëzit që preferojnë që të duhen më shumë se sa të duan, mund të karakterizohen si njerëz që kanë dëshirë që të tjerët të kujdesen për ta, dëshirat e tyre të merren parasysh dhe pala tjetër të japë më shumë. Në rastin e kundërt, njerëzit që zgjedhin të duan më shumë mund të karakterizohen nga lumturia që vjen kur duan dikë. Të mos harrojmë që të duash dikë ngjan si “zgjedhje”, por të të duan më shumë, është dëshirë.

Sidoqoftë, në një botë ideale:

“Dhe në fund, dashuria që merr është e barabartë me atë që jep” (The Beatles, “The End”)

Pyetja ‘Të duash apo të të duan?’: Pse shumica