Celebrity

Kush është Travis Barker, përveçse 'i dashuri i ri i Kourtney Kardashian'

Shkruar nga Anabel

26 Janar 2021

Kush është Travis Barker, përveçse 'i dashuri i

Ju mund ta njihni thjesht si të dashurin e ri të Kourtney Kardashian, por Travis Barker është një emër jo i panjohur për publikun (amerikan).

Barket është muzikant, kompozitor dhe producent, i njohur më së shumti si baterist për grupin e rock-ut "Blink-182". Ai ka bashkëpunuar me shumë artistë të muzikës pop dhe reperë të  tjerë të famshëm.

Rolling Stone e cilësoi “bateristin e parë superstar të punk” dhe “një nga 100 bateristët më të mëdhenj të të gjitha kohërave”.

Kush është Travis Barker, përveçse 'i dashuri i

Barker ia ka dedikuar thuajse gjithë jetës muzikës dhe profesionit si baterist.

Megjithatë, përveç tyre ai është edhe themelues i kompanisë së veshjeve "Famous Stars and Straps", krijuar në 1999-ën dhe LaSalle Records në 2004-ën.

Travis Barker është martuar (dhe divorcuar) dy herë.

Në vitet 2001 ai u martua me Melissa Kennedy-n, juriste dhe u divorcua një vit më pas:

Kush është Travis Barker, përveçse 'i dashuri i

Gjatë viteve 2004-2008, ishte i martuar me showgirl-in amerikan, Shanna Moakler:

Kush është Travis Barker, përveçse 'i dashuri i

45-vjeçari është, prej pak kohësh, në një lidhje me 41-vjeçaren, Kourtney Kardashian.

Kush është Travis Barker, përveçse 'i dashuri i