Top List

8 llojet e njerëzve që të gjithë i kemi nëpër grupet në WhatsApp

Shkruar nga Anabel

26 Janar 2021

8 llojet e njerëzve që të gjithë i kemi nëpër

Pothuajse të gjithë kemi disa grupe në WhatsApp me miqtë, grupe ku biseda nuk mbaron kurrë. Është gjithmonë dikush që dërgon foto, dikush që vetëm shkruan pa u ndalur, dikush që vetëm qesh etj. Zbuloni në vijim 8 llojet e njerëzve në WhatsApp. Me gjasë, diku do të gjeni edhe veten.

1. Memexhiu

Është gjithmonë dikush që na përditëson me të rejat më të fundit në Instagram dhe TikTok dhe ky është memexhiu. Ka follow të gjitha faqet e memeve dhe telefoni i tij është i mbushur vetëm me screenshots. Ky njeri rrallë shkruan mesazhe pasi dërgon vetëm MEME. Ai ka një meme të preferuar për çdo situatë të mundshme. E preferuara tani për tani është kjo:
8 llojet e njerëzve që të gjithë i kemi nëpër

2. Jo-Aktivi

Nuk ka rëndësi nëse është rivendosur karantina, ka dalë një tjetër virus (larg qoftë!) apo mbaroi pandemia, dikush zor se do të dërgoj një mesazh. Qoftë edhe një “hahah”. Kurrën e kurrës! Ky njeri shkruan rrallë. Në fakt, bën si i zënë me punë, por historia ka treguar që është i pari që i lexon mesazhet. Tani na thuaj mik, cili është sekreti yt? Çfarë bën me kohën që kursen kur nuk shkruan në WhatsApp?

8 llojet e njerëzve që të gjithë i kemi nëpër

3. Novelisti

Thënë ndryshe, ky person nis një histori (të parëndësishme), të gjatë sa një novelë, në formën e një mesazhi në WhatsApp. Novelisti shkruan e shkruan dhe nuk ndalon. Ti mund ta pyesësh vetëm “a do vish?” dhe ai të shkruan “se nuk e di me siguri, pasi është rrugës për diku dhe varet se kur mbaron, por nëse del shpejt do të të shkruajë, në të kundërt do të të dërgojë mesazh, por nuk e di me siguri sa do të vonohet”. Hej, mjafton “po” ose “jo”. Kaq.

Novelistët ndahen në dy kategori:

A: Shkruajnë një mesazh super të gjatë dhe e dërgojnë.
B: Shkrujnë
një
mesazh
dhe
pastaj
e
dergojnë
dhe
pastaj
shkruajnë
dhe dërgojnë
prapë.

Ata të kategorisë B janë më acaruesit. Qëndrojuni larg. Për të mirën tuaj.

8 llojet e njerëzve që të gjithë i kemi nëpër

4. Njeriu-Haha

Mesazhet më të shpeshta që dërgon ky person janë thjesht të qeshura: Hahahahahhhaa, hahahha, haha. Vetëm kaq është kontributi i tij në grup. Në 99% të rasteve, nuk qesh fare në të vërtetë.

8 llojet e njerëzve që të gjithë i kemi nëpër

5. Folësi

Oh, nëse ka një njeri që mund të konkurrojë Novelistin B përsa i përket acarimit të shkaktuar mbi të tjerët në grup është folësi. Në një jetë paralele, ky njeri do të kishte punuar në radio. Siç e kuptuat, dërgon vetëm voice (mesazhe zanore). E mirëkuptojmë kur e ka të pamundur të shkruajë, por ai e tepron. Nëse përton, mos shkruaj o njeri. Nuk të vendosim mungesë.

8 llojet e njerëzve që të gjithë i kemi nëpër

6. I paduruari

Dikush duhet t’i shpjegojë se 5 minuta – vetëm pesë minuta dhe jo më shumë – nuk janë fundi i botës. Legjendat thonë se njerëzit çaktivizuan opsionin që tregonte nëse mesazhet ishin “seen” pikërisht prej këtyre njerëzve që thjesht nuk durojnë dot.

09:14: Hej, shiko pak këtë videon. Sa e bukur si ide.
09:16: E pe?
09:17: ???
09:18: Hë pra???? Ku je????
09:19: Varja

8 llojet e njerëzve që të gjithë i kemi nëpër

7. Indiferenti

Ky është ai që nuk lexon mesazhet. 18 mesazhe të reja i duken shumë dhe thjesht i hap për të mos i lexuar kurrë. Ju mund të jeni në kulmin e një diskutimi të rëndësishëm dhe ai dërgon një mesazh që s’ka lidhje me temën e debatit. Kjo është një nga të paktat herë kur kuptoni që nuk i lexon mesazhet. Grupin me ju e ka bërë “Mute”, por besojmë e dini këtë.

8 llojet e njerëzve që të gjithë i kemi nëpër

8. Replikuesi

Pas 579 mesazheve të pahapura në WhatsApp, ky njeri i devotshëm do të marrë mundimin t’i lexojë të gjitha. Replikuesi kthen përgjigje (reply) për secilën temë diskutimi. Për secilin person në grup. Dëgjo, nuk është e nevojshme. Herën tjetër mos u mundo. Mund të jetojmë edhe pa 100 replikimet e tua. Ndjesë që u treguam të ashpër, por dikush duhet ta thoshte.

8 llojet e njerëzve që të gjithë i kemi nëpër

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

8 llojet e njerëzve që të gjithë i kemi nëpër