Kim Kardashian është ndoshta njeriu më i kthjellët nga gjithë të tjerët që preken nga divorci i saj me Kanye West. Burime për Us Weekly thonë se "shumë gjëra po ndodhin në prapaskenë" dhe prej kohësh ajo është në biseda me këshilltarët e saj financiarë.
Duke qenë se divorci është diçka e sigurt, Kim do që në planin përfundimtar e gjithë familja të jetë e lumtur. Thënë ndryshe, po kujdeset të ndajë siç duhet pasurinë e saj dhe atë të reperit.
"Kim e ka bërë gati ndarjen e financave dhe pronave kur gjithçka të përfundojë, është një marrëveshje e drejtë për të gjithë. Të gjithë miqtë e saj menduan se divorci do të firmosej në shtator, por nuk ndodhi. Donte të priste dhe pak."
Ende nuk dihen arsyet apo një kohë e saktë për fundin e martesës së famshme, por çfarë është e sigurt është se çifti ka ndaluar terapinë në çift. Kanye është i vendosur për t'u divorcuar dhe Kim është dakord. Fundi i një epoke.
Burimi: Cosmopolitan