Java e Modës

Sfilata e Fendi-t: Kate Moss me të bijën, surpriza e Demi Moore dhe dizajneri jo fort i njohur

Shkruar nga Anabel

28 Janar 2021

Sfilata e Fendi-t: Kate Moss me të bijën, surpriza e Demi Moore dhe

Sfilata e fundit Couture Pranverë 2021 e Fendi-t shënoi një moment të rëndësishëm për shtëpinë e modës.

Për herë të parë, Kate Moss dhe e bija, Lila, sfiluan bashkë.

Sfilata e Fendi-t: Kate Moss me të bijën, surpriza e Demi Moore dhe

Sfilata e Fendi-t: Kate Moss me të bijën, surpriza e Demi Moore dhe

Aktorja Demi Moore surprizoi duke u shfaqur papritur në fillim të shfaqjes,

Sfilata e Fendi-t: Kate Moss me të bijën, surpriza e Demi Moore dhe

e cila u mbyll nga Naomi Campbell.

Sfilata e Fendi-t: Kate Moss me të bijën, surpriza e Demi Moore dhe

Sfilata nxorri më në pah Kim Jones, dizajnerin jo fort të njohur gjerësisht. Ai ka fituar pesë trofe British Fashion Awards dhe është vlerësuar me një Order of the British Empire (Urdhër të Perandorisë Britanike) që jepet për kontribute të shkëlqyera në arte dhe shkenca, punë të tjera dhe organizata bamirësie.

Sfilata e Fendi-t: Kate Moss me të bijën, surpriza e Demi Moore dhe

Jones ka pasur si mentor Alexander McQueen. Familja Beckham,  A$AP Rocky dhe Kate Moss janë në rrethin e tij të ngushtë të miqve.

Sfilata e Fendi-t: Kate Moss me të bijën, surpriza e Demi Moore dhe
A$AP Rocky, Kim Jones dhe David Beckham

Duke punuar me Supreme x Louis Vuitton dhe Air Jordan x Dior, ai shërbeu si pioner i “rrobave të rrugës” që i dhanë tjetër energji veshjeve të meshkujve.

"Fendi ka të bëjë me familjen. Unë jam i rrethuar nga gra të forta, të fuqishme që i dua dhe i respektoj dhe dua të sjell energjinë e tyre në atë që bëj unë,” tha ai para shfaqjes.

Sfilata e Fendi-t: Kate Moss me të bijën, surpriza e Demi Moore dhe
Bella Hadid

Silvia Fendi është dizajnerja aktuale e veshjeve për meshkuj dhe aksesorëve, ndërsa Kim Jones ka rekrutuar Kate Moss si këshilltare për aksesorët në Fendi.

Jones ka grumbulluar një koleksion të botimeve të para të romanit “Orlando” të Virginia Woolf, që përfshin ato në pronësi të Vita Sackville-West dhe Vanessa Bell, dy nga gratë më të rëndësishme në jetën e Woolf. Ai thotë se frymëzohet nga Virginia dhe të gjithë ata që jetuan jetën dhe lirinë e tyre.

Sfilata e Fendi-t: Kate Moss me të bijën, surpriza e Demi Moore dhe
Kate Moss dhe Lila Grace Moss Hack

Në fund, modelet në pasarelë pozuan brenda disa dhomave prej qelqi –  një simbolikë për Covid, ose ndoshta për dëshirën e Virginia Woolf “për një dhomë më vete”.

Burimet: Guardian, Vogue, The Cut