Viti që lamë pas ishte i vështirë për të gjithë dhe nga lista nuk përjashtohet as Meghan Markle. Edhe për dukeshën ngjarjet e ndodhura në vitin e shkuar ishin sfiduese, duke përmendur këtu: vendimin për t'u larguar nga shtëpia mbretërore, zhvendosjen në një vend të ri dhe mbi të gjitha humbjen e bebushit.
Gjithsesi, çfarë kaloi kaloi, por cila ishte mbështetja më e madhe e Markle gjatë atij viti? Besojeni ose jo, qenushët e saj, Guy dhe Pula.
"Sa herë flasim me dukeshën për bamirësi, ajo gjithnjë kujton sa të rëndësishëm janë qentë e saj dhe sesa mbështetje ka gjetur tek ta gjatë këtij viti."- tregon CEO i patronazhit të kujdesit ndaj kafshëve të dukeshës.
Vieë this post on Instagram
Dhe nëse e vini re, qentë e princeshës janë në çdo dalje të saj. Në ilustrimin familjar të bërë për Krishtlindje si dhe në intervista të ndryshme në të cilat merr pjesë. Përsa i përket bebushit Archie, Meghan thotë se ai kalon shumë mirë me qenushët dhe i do shumë që tani.
Meghan, The Duchess of Sussex and @GloriaSteinem discuss representation, ëhy each vote matters and hoë all ëomen “are linked, not ranked." MAKERS has an exclusive look at that historic backyard chat! ? Q&A to come tomorroë! https://t.co/e0WY2hjTju pic.tëitter.com/AExOmNdWIb
— MAKERS (@MAKERSëomen) August 25, 2020
Në fakt, zgjedhja e Meghan funksionon dhe shkenca e mbështet 100%. Kur qentë dhe njerëzit shihen në sy, iu rritet niveli i hormonit të oksitocinës, hormonit që ju bën të ndiheni mirë dhe që është i njejti horomon pas lidhjes së veçantë midis prindërve të rinj dhe të sapolindurëve. Në studim, njerëzit patën një rritje në nivelet e oksitocinës prej 300%.
Ndoshta ka ardhur momenti të merrni një qen!
Burimi: Glamour