Bota

Nga një lëvizje e vogël te nominimi Nobel për Paqe: Si #BLM tronditi botën

Shkruar nga Anabel

29 Janar 2021

Nga një lëvizje e vogël te nominimi Nobel për Paqe: Si #BLM

Lëvizja Black Lives Matter është nominuar për çmimin Nobel për Paqen 2021 për mënyrën se si thirrja e saj për ndryshim sistemik është përhapur në të gjithë botën. Në argumentimin e tij, deputeti norvegjez Petter Eide tha se lëvizja ka detyruar edhe vendet jashtë SHBA-së që të luftonin me racizmin e pranishëm brenda shoqërive të tyre.

“Unë konstatoj se një nga sfidat kryesore që kemi parë në Amerikë, por edhe në Europë dhe Azi, është lloji i konfliktit në rritje bazuar në pabarazi. Black Lives Matter është bërë një lëvizje shumë e rëndësishme në të gjithë botën për të luftuar padrejtësinë racore,” tha Eide (via Guardian).

Nga një lëvizje e vogël te nominimi Nobel për Paqe: Si #BLM

Eide shtoi se një gjë tjetër që i bëri përshtypje rreth lëvizjes Black Lives Matter ishte mënyra se  ka qenë në gjendje të mobilizojë njerëz nga të gjitha grupet e shoqërisë, jo vetëm komunitetin afro-amerikan, jo vetëm njerëz të shtypur, ajo ka qenë një lëvizje e gjerë, në një mënyrë që ka qenë ndryshe nga paraardhëset e saj.”

Nga një lëvizje e vogël te nominimi Nobel për Paqe: Si #BLM

Lëvizja Black Lives Matter u themelua në vitin 2013 në SHBA si një përgjigje ndaj pafajësisë për George Zimmerman, që qëlloi për vdekje pas një grindjeje 17-vjeçarin Trayvon Martin sepse iu duk i dyshimtë. Lëvizja ishte burimi i një serie protestash globale në vitin 2020 pas vdekjes së George Floyd dhe Breonna Taylor.

Nga një lëvizje e vogël te nominimi Nobel për Paqe: Si #BLM

Nominimet për çmimin Nobel për Paqe pranohen nga çdo politikan që shërben në një nivel kombëtar. Fituesi zgjidhet në tetor dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve është planifikuar në 10 dhjetor. Pati më shumë se 300 nominime për çmimin vitin e kaluar, i cili u fitua nga Programi Botëror i Ushqimit “për përpjekjet për të luftuar urinë, kontributin në përmirësimin e kushteve për paqe në zonat e prekura nga konfliktet dhe veprimin si një forcë lëvizëse në përpjekjet për të parandaluar urinë si një armë lufte dhe konflikti”.