Bëj një paraqitje të parë të mirë, thonë, ndryshe mund të mos kesh kurrë një mundësi të dytë për të lënë një përshtypje të parë të mirë. Sigurisht që thonë edhe se libri nuk gjykohet nga kopertina, por disa detaje fizike, herë të rëndësishme dhe herë jo, ndikojnë në një mënyrë ose në një tjetër për të krijuar përshtypjen e parë për dikë.
Nisur nga kjo temë, pyetëm ndjekësit në Instagramin e Anabel Media se çfarë është gjëja që vënë re kur takojnë për herë të parë dikë. Buzëqeshja ka fuqi dhe jo më kot dhëmbët ishin më të përmendurit, të ndjekur më pas nga duart.
Siç mund ta shihni në vijim, duket se ka një lidhje të fortë mes përshtypjes së parë dhe pastërtisë: dhëmbët e pastër, thonjtë e prerë, rrobat e lara dhe të hekurosura.
Artikulimi i fjalëve dhe zëri ishin gjithashtu tepër të përmendur.
Top10 referuar pyetësorit tonë:
1. Dhëmbët
2. Duart (forma, damarët)
3. Higjiena, prerja dhe forma e thonjve
4. Këpucët/atletet nëse janë të pastra
5. Mënyra si shqipton fjalët
6. Zëri
7. Pastërtia/hekurosja/kombinimi i rrobave
8. Aroma e parfumit
9. Mënyra si ecën
10. Vetullat
- Pyetëm ndjekësit se çfarë nuk tolerojnë në një marrëdhënie dhe ja si u përgjigjën
- Shqiptarët tregojnë gjërat më të çuditshme që kanë dëgjuar nga taksistët
- Këta shqiptarë thanë gjëra të çuditshme në një intervistë pune (dhe sërish, disa u punësuan)
- Historitë e këtyre shqiptarëve janë sa gallatë aq edhe të sikletshme