Leandro Aparecido Ferreira punonte në ndërtim dhe shpërndante hamburgerë për të siguruar jetesën, para se të bëhej një nga muzikantët më të famshëm në Brazil. Këtë vit, 26-vjeçari –emri i artit i të cilit është MC Fioti – shtoi një tjetër sukses në karrierën e tij: kampioni i vaksinës.
Një remix i këngës hit më të famshme të reperit – ku flet për vaksinën e Covid përmes një videoje muzikore të xhiruar në një nga qendrat kryesore të kërkimit biomjekësor në Brazil – është bërë virale, duke arritur miliona shikime në YouTube.
"Unë jam ende duke u përpjekur për parë çdo gjë që ka ndodhur, por mendoj se e lashë punën në fast-food për të bërë histori," tha reperi këtë javë teksa "himni i tij i vaksinës" u kthye në qendër të vëmendjes anembanë botës.
Fioti ndoshta nuk e kishte parashikuar që hiti i tij i vitit 2017, “Bum Bum Tam Tam”, që ka gati 1.6 miliard klikime në YouTube, do të kishte potencialin të shërbente për shkencën.
Guvernatori i São Paulo, João Doria, një rival i shquar i presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro, një mohues i Covid, zbuloi potencialin e marketingut të këngës dhe kontaktoi reperin. Ai e ftoi atë të xhironte një klip të ri brenda qendrës kërkimore në Butantã pak para fillimit të fushatës së vaksinimit në 17 janar.
Bolsonaro, një populist i ekstremit të djathtë, ka sabotuar fushatën e vaksinimit në Brazil duke deklaruar se ai nuk do të pranojë të vaksinohet vetë dhe madje ka sugjeruar se vaksina Pfizer mund t'i kthejë njerëzit në aligatorë. Reperi thotë se është i shqetësuar që shumë njerëz janë ndikuar nga deklaratat e presidentit dhe mohojnë shkencën.
Fioti tha se ai shpreson që muzika e tij të shërbejë si një mesazh të bazuar në fakte në lidhje me përfitimet e vaksinave.
"Kur fillova të mendoj për të bërë këtë version, pyeta ndjekësit e mi në rrjete sociale dhe shumë njerëz thanë se nuk do të vaksinoheshin. Pasi dëgjuan këngën, të njëjtët njerëz u kthyen tek unë për të thënë se kishin ndryshuar mendje," tha babai i njërit.
Fioti, braktisi shkollën për të ndihmuar nënën e tij të paguante faturat. "Kështu që për mua, si një artist nga geto, është një emocion i madh të shoh funk (zhanër muzikor) të bashkohet me shkencën për të shpëtuar jetë".
Kjo quhet influencë!
Burimi: Guardian