High Tech

Pas pakënaqësive, WhatsApp ka një ‘mesazh’ për përdoruesit!

Shkruar nga Anabel

30 Janar 2021

Pas pakënaqësive, WhatsApp ka një ‘mesazh’ për

WhatsApp po përdor mesazhet e Statusit - versionin e tij të Stories – për t’i siguruar përdoruesit në lidhje me privatësinë.

Aplikacioni i mesazheve në pronësi të Facebook ende po lufton me perceptimet në lidhje me ndryshimet e ardhshme në politikën e saj të privatësisë.

"Ka pasur shumë keqinformim dhe konfuzion rreth azhornimit tonë të fundit dhe ne duam t'i ndihmojmë të gjithë të kuptojnë se si WhatsApp mbron privatësinë dhe sigurinë e njerëzve", tha një zëdhënës i platformës në një email për The Verge.

“Për këtë arsye po postojmë dhe ne si përdorues, për t’i njoftuar ata në lidhje me çdo gjë.”

Në “postimet” e fundit, WhatsApp shkruan:

“Një gjë jo e re në azhornimin tonë është përkushtimi ynë ndaj privatësisë suaj.”

Pas pakënaqësive, WhatsApp ka një ‘mesazh’ për

”Story” tjetër thotë:

“WhatsApp nuk mund të lexojë ose dëgjojë bisedat tuaja personale pasi ato janë të koduara (enkriptuara).”

Pas pakënaqësive, WhatsApp ka një ‘mesazh’ për

Këto komunikime janë pjesë e një përpjekjeje më të madhe nga WhatsApp për të sqaruar keqkuptimet në lidhje me një azhornim të ardhshëm të politikës së tij të privatësisë. Përditësimi ka për qëllim të shpjegojë se si bizneset që përdorin WhatsApp për shërbimin ndaj klientit mund të ruajnë regjistrat e bisedave të tyre në serverat e Facebook.

"Përditësimi nuk ndryshon praktikat e ndarjes së të dhënave të WhatsApp me Facebook dhe nuk ndikon në mënyrën se si njerëzit komunikojnë privatisht me miqtë ose familjen kudo që janë në botë. WhatsApp mbetet thellësisht e përkushtuar për të mbrojtur privatësinë e njerëzve", shprehen zëdhënësit e kompanisë.

Mes konfuzionit pasues, aplikacionet rivale të mesazheve Signal dhe Telegram kanë parë të dy kohët e fundit një rritje të përdoruesve të rinj.

Pas pakënaqësive, WhatsApp ka një ‘mesazh’ për