Përkundër këshillave zyrtare se duhet të kemi një maskë të pastër për çdo herë që e vëmë, një sondazh i YouGov zbuloi se vetëm një e treta e njerëzve (32%) po e lajnë maskën e tyre pas çdo përdorimi dhe një në shtatë njerëz (në Britani), nuk e kanë larë asnjëherë maskën e tyre të ripërdorshme.
Maskat duhen larë rregullisht. Me një rregull strikt, ekspertët thonë se duhet larë pas çdo përdorimi, edhe nëse e vutë vetëm për 10 minuta në një dyqan.
Ndërkohë, professor Wlliam Ristenpart, inxhinieri kimik shprehet për The Guardian:
“Sigurisht, nuk mund ta lani maskën çdo 20 minuta, por nuk është normale as që ta lani çdo 5-6 ditë.”
Sipas Yves Van Laethem, një ekspert i sëmundjeve infektive i cili foli për Brussels Times, “maskat e fytyrës duhet të lahen në 60 gradë Celsius.”
Nëse nuk preferoni lavatriçen, Lathem sugjeron ta vendosni maskën e fytyrës në një tenxhere me ujë që zien.
Sido që ta lani maskën, duhet të prisni të thahet plotësisht, pasi lagështia mund të zvogëlojë efikasitetin e saj.
Sa më shumë e lini pa larë, aq më i madh është rreziku.
Për sa i përket llojeve të maskave, mjekët thonë se “më e mira” është N95, por të gjithë bien dakord në një pikë: “Një maskë, sido që të jetë, është më e mirë se të mos paturit asnjë maskë.”
Këshilla të tjera që duhet të keni parasysh:
- Maska duhet të jetë e përshtatshme për fytyrën. Një maskë e madhe, që ju bie nga fytyra, s’do kishte efekt.
- Mos e prekni shumë maskën, ndërsa e vini.
- Lani duart përpara se ta vendosni dhe sigurohuni të mbuloni gojën dhe hundën.