KORONAVIRUS

Koronavirusi në Shqipëri: Më i transmetueshëm dhe/ose më i rrezikshëm?

Shkruar nga Anabel

1 Shkurt 2021

Koronavirusi në Shqipëri: Më i transmetueshëm dhe/ose
Foto: Euronews

Pak ditë më parë, autoritetet shëndetësorë në Kosovë lajmëruan se janë konfirmuar rastet e para të infeksioneve me variantin e koronavirusit që u shfaq për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, një variant ky më i transmetueshëm, gjë që vendosi në pikëpyetje situatën epidemiologjike në vend. Në një intervistë për “Wake up” mëngjesin e sotëm (e hënë, 1 shkurt), Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Dr. Skënder Brataj, u shpreh se koronavirusi në vend nuk është bërë më i transmetueshëm, pasi situata vazhdon po njësoj.

“Përhapja e infeksionit nuk ka ndryshuar, të themi është ulur apo është ngritur, por nuk ka ndryshuar, ndërsa pasojat e sëmundjes, për fatin e mirë, [kanë ndryshuar],” tha ai. “Ju kujtohet në fillim, një numër i vogël të infektuarish përkthehej në një numër të madh të sëmurësh, sidomos të sëmurësh kritikë. Sot është më ndryshe.”

Në përditësimin e fundit të situatës së Covid, Ministria e Shëndetësisë u shpreh se janë kryer 3,144 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 876 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve (31 janar):
Tiranë - 16,807
Fier - 2,326
Durrës - 1,623
Shkodër - 1,447
Elbasan - 1,383
Vlorë - 1,347
Lezhë - 1,046
Korçë - 936
Berat - 891
Gjirokastër - 605
Dibër - 433
Kukës - 479

Koronavirusi në Shqipëri: Më i transmetueshëm dhe/ose