KORONAVIRUS

Variantet e Covid: A janë konfirmuar në Shqipëri, ashtu si në Kosovë dhe vende të tjera në Ballkan

Shkruar nga Anabel

1 Shkurt 2021

Variantet e Covid: A janë konfirmuar në Shqipëri, ashtu si

Kosova konfirmoi 3 rastet e para të infektimeve me variantin e koronavirusit të Mbretërisë së Bashkuar, Maqedonia e Veriut gjithashtu, ndërkohë që Greqia ka konfirmuar praninë e variantit të Afrikës së Jugut. Nisur nga situata epidemiologjike e vendeve fqinje, ngrihen pikëpyetje nëse në Shqipëri janë konfirmuar raste të varianteve të reja, përgjithësisht më të transmetueshëm në popullatë.

Në një intervistë për “Wake up”, Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Dr. Skënder Brataj, u shpreh:

“Asnjë nga shtetet ballkanike nuk ka mundësinë për të dalluar llojin e shtamit, ose të virusit, ose këto variantet e reja që kanë dalë. Për fatin e mirë, si shtamet e reja që kanë dalë, tregojnë se ka një rritje të infeksioneve, por s’ka asnjë ndryshim në lidhje me pasojat. Madje nuk ka ndryshim as për vaksinimin, sepse vaksina e jep efektin njësoj. Përsa i përket identifikimit, edhe Shqipëria, si çdo shtet ballkanik, ka marrëveshje me Anglinë për të identifikuar tipin e virusit. Ne si mjekë nuk na kushton gjë përsa i përket klinikës, trajtimit apo rezultateve finale për pacientët që infektohen me këtë lloj virusi. Kuptohet se çdo shtet e ka frikën sepse rritja e përhapjes së infeksionit në një mënyrë më të madhe sesa më parë, është shqetësim.”

Megjithatë ai nuk e përjashtoi mungesën e varianteve të reja:

“Detyrimisht që një virus edhe ndryshon, edhe qarkullon dhe sado masa të marrësh, e kufizon, por nëse ka ardhur në vendet e tjera të Ballkanit, normal që mund të vijë edhe në Shqipëri.”

Britania ishte një nga vendet e para që identifikoi një variant të Covid që transmetohet më shpejtë. Një nga ndryshimet që e bëri këtë variant të dallueshëm ishte një mutacion i njohur si N501Y, i cili prek domenin lidhës të receptorëve (RBD) të proteinës “spike” - pika ku virusi lidhet me një qelizë. "Ky mutacion, të paktën në një mjedis laboratorik, lejon që proteina të lidhet më fort me proteina në sipërfaqet e qelizave që janë shënjestra", tha Dr. Eleanor Gaunt nga Universiteti i Edinburgh-ut.

Autoritetet shëndetësore në Afrikën e Jugut thanë më 18 dhjetor se një variant i koronavirusit po përhapet me shpejtësi në tre provinca dhe po shkaktonte shqetësime. Ata e quajtën 501Y.V2 dhe zbuluan se po kontribuonte në rritjen e infeksioneve.

Viruset kanë më shumë mundësi të shndërrohen pasi infektojnë më shumë njerëz, por ekspertët kanë thënë që SARS-CoV-2 ka qenë më ngadalë për të ndryshuar. Deri në këto momente, janë zbuluar 4 variante nga ekspertët.

Prodhuesit e vaksinave tashmë janë duke punuar në përshtatjen e vaksinave edhe ndaj mutacioneve.

Variantet e Covid: A janë konfirmuar në Shqipëri, ashtu si