Harry & Meghan Speciale

Meghan Markle thotë se e detyruan të ndryshonte emrin e saj në certifikatën e të birit!

Shkruar nga Anabel

1 Shkurt 2021

Meghan Markle thotë se e detyruan të ndryshonte emrin e saj në

Pa dëshirën e saj, Meghan Markle ndryshoi emrin e vet në certifikatën e lindjes së të birit, Archie-t.

The Sun raporton se ish-aktorja, 39 vjeç, “fshiu fshehurazi” emrat e saj të parë, Rachel Meghan, nga dokumenti, në qershor të 2019-ës, gati një muaj pas lindjes së djalit.

Në vend të emrit të saj, në certifikatë u vendos titulli/emri: "Lartësia e saj Mbretërore Dukesha e Sussex".

Emri i Princ Harry-t u ndryshua gjithashtu në: "Lartësia e Tij Mbretërore Princi Henry Charles Albert David, Duka i Sussex".

Ndërsa djali i Harry dhe Meghan lindi në 6 maj të 2019-ës, lindja e tij nuk u regjistrua deri më 17 maj dhe rregullimi ndodhi më 5 qershor.

Përfaqësuesi i Meghan në një deklaratë për Us Weekly, tha:

"Ndryshimi i emrit në dokumentet publike në 2019 u diktua nga Pallati, siç u konfirmua nga dokumente nga zyrtarë të lartë të Pallatit. Kjo nuk u kërkua nga Meghan dhe as nga bashkëshorti i saj.”

Deklarata pastaj vazhdoi duke thënë se thashethemet se “Meghan nuk donte të kishte emrin në asnjë dokument, apo se ky ishte “një kurth familjar”, nuk janë më as ofenduese, por qesharake.”

Ndërkohë, kohët e fundit njerëzit në Twitter janë acaruar me princin William, pas një postimi ku dukej i shqetësuar për komentet raciste mbi një sportist.

Dikush i shkruante:

“Duhet të flisnit po me kaq zë të lartë, edhe kur shënjestra e racizmit ishte pjesë e familjes, Dukesha e Sussex, Meghan.”

Meghan Markle thotë se e detyruan të ndryshonte emrin e saj në