Shqipëria

Komiteti i Ekspertëve tregon se kur do të merret vendimi për hapjen e universiteteve!

Shkruar nga Anabel

1 Shkurt 2021

Komiteti i Ekspertëve tregon se kur do të merret vendimi për

Në mbledhjen e sotme të Komitetit Teknik të Eskpertëve, zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se për momentin nuk do të ketë masa të reja shtrënguese, pavarësisht rritjes së rasteve të reja dhe shtrimeve në spital.

Zëvëndësministrja dha dhe një mundësi për kthimin e studentëve në auditore:

“Kjo rritje ka lidhje me moszbatimin e duhur të masave në festat e fundvitit. Megjithatë, fatmirësisht, situata vijon të mbetet e kontrolluar dhe për këtë arsye në mbledhjen e ekspertëve u vendos që të vlerësojmë mundësitë e hapjes së universiteteve dhe do të kemi një vendim deri në fund të kësaj jave”.

Znj. Rakacolli përfundoi:

“Jemi në moment delikat. Të mos harrojmë që jemi në dimër dhe njerëzit rrinë në ambiente të mbyllura. Prandaj, kërkojmë angazhimin më të madh të të gjitha strukturave dhe qytetarëve për të zbatuar mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës sociale.”

Komiteti i Ekspertëve tregon se kur do të merret vendimi për

Burimi: A2 News