Shqipëria

Plani i Universitetit të Tiranës: Si do të zhvillohen provimet

Shkruar nga Anabel

1 Shkurt 2021

Plani i Universitetit të Tiranës: Si do të zhvillohen provimet

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit të Ekspertëve tha se po vlerësohet mundësia e hapjes së universiteteve, por një vendim konkret do të merret deri në fund të kësaj jave.

Ndërkohë, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha përmes një deklarate zyrtare ka bërë me dije se provimet e këtij semestri do të zhvillohen online. 

Të gjithë ato provime të cilat është e pamundur të zhvillohen online për shkak të lëndës specifike, do të zhvillohen në auditore vetëm nëse miratohet kërkesa nga Komiteti i Ekspertëve. Nëse kjo nuk ndodh, pedagogu përkatës duhet të mendojë një zgjidhje alternative.

“Provimet të cilat nuk mund të zhvillohen online për shkak të specifikës së lëndës, me kërkesë të titullarit të lëndës dhe me miratim të përgjegjësit të njësisë bazë, do të zhvillohen në auditor vetëm pas marrjes së miratimit përfundimtar nga Komiteti i Ekspertëve.

Në rast se Komiteti nuk miraton kërkesat e zhvillimit të provimeve për këto lëndë në auditor, titullarët e tyre të shohin mundësitë alternative të përmbylljes së procesit të provimeve në këtë semestër."

Plani i Universitetit të Tiranës: Si do të zhvillohen provimet

Përsa i përket studentëve që do ta kenë të pamundur të marrin pjesë në provimet e këtij semestri, do të përcaktohet një periudhë e mëvonshme e zhvillimit brenda muajit qershor.

Plani i Universitetit të Tiranës: Si do të zhvillohen provimet

Burimi: Abc News