TV Mania

Produksioni i Për'Puthen reagon për herë të parë rreth skandalit Andi-Tea-Beart

Shkruar nga Anabel

1 Shkurt 2021

Produksioni i Për'Puthen reagon për herë të parë

Në episodën e sotëm të Për'Puthen, ashtu siç u njoftua kryefjala ishte trekëndëshi Andi-Tea-Bearti dhe gjithë çfarë është thënë gjatë ditëve të fundit. 

Moderatorja e programit, Bora Zemani në emër të produksionit vendosi të reagojë duke treguar publikisht kontratën që i kërkohet çdo konkurrenti të firmosë në momentin që bëhet pjesë e këtij reality-show. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

"Kjo është kontrata që ka firmosur vetë Andi, tek e cila në asnjë moment nuk detyrohet të bëjë gjëra që ai nuk do. Këtu flitet për respektim oraresh, të drejtat e imazhit që vlejnë për këdo që i bashkohet televizionit, jo vetëm në rastin e Andit. Janë disa kërkesa fare të thjeshta dhe në rast se ka thyerje të këtyre rregullave të thjeshta, penaliteti është 5000 euro nëse nga Top Channel vazhdojnë procedurat. Kjo kontratë edhe është shkelur nga konkurrentët, por produksioni vendosi të tregohet mirëkuptues dhe të mos e çojë më tej duke hedhur në gjyq ata që largoheshin nga programi në mënyra të padrejta. Kjo është kontrata e frikshme!"- u shpreh Bora.

Ndër të tjera, ajo tha se produksioni i ka ftuar në studio Andin, Tean dhe Beartin, por nëse dy të parët kishin kërkuar kohë për të marrë veten dhe reflektuar për çfarë ndodhi, ky i fundi s'ishte përgjigjur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

Konkurrentët pjesëmarrës në studio, theksuan gjithashtu se nuk ekziston një kontratë që të të detyrojë të bësh gjëra të cilat nuk i do, siç pretendoi Andi në statusin e tij të pak ditëve më parë.

Produksioni i Për'Puthen reagon për herë të parë