Shkencë

Është 2021! Shkencëtarët bëjnë që spinaqi të dërgojë email

Shkruar nga Anabel

2 Shkurt 2021

Është 2021! Shkencëtarët bëjnë që spinaqi

Mund të tingëllojë si diçka nga një film fantastiko-shkencor futurist, por shkencëtarët kanë arritur të krijojnë bimë spinaqi të cilat janë të afta të dërgojnë email.

Përmes nanoteknologjisë, inxhinierët në Institutin e Teknologjisënë në Massachusett, SHBA, kanë transformuar spinaqin në sensor të aftë për të zbuluar materiale shpërthyese. Këto bimë janë në gjendje të transmetojnë informacionin përsëri te shkencëtarët, pa kabllo.

Kur rrënjët e spinaqit zbulojnë praninë e nitroaromatikës në ujërat nëntokësore, një përbërje që shpesh gjendet në eksplozivë si minat e tokës, nanotubat e karbonit brenda gjetheve të bimës lëshojnë një sinjal. Ky sinjal lexohet më pas nga një aparat fotografik me infra te kuqe dhe më pas dërgohet emaili te shkencëtarët.

"Bimët janë kimistë shumë të mirë analitikë", shpjegon profesori Michael Strano i cili udhëhoqi kërkimin. "Ato kanë një rrjet të gjerë rrënjësor në tokë, vazhdimisht marrin mostra nga ujërat nëntokësore dhe kanë një mënyrë për të vetë-fuqizuar transportin e këtij uji lart në gjethe."

Është 2021! Shkencëtarët bëjnë që spinaqi

Qëllimi i këtij eksperimenti ishte zbulimi i eksplozivëve, por Strano dhe shkencëtarë të tjerë besojnë se ai mund të përdoret për të ndihmuar studiuesit për ndotjen dhe kushtet e tjera mjedisore.

Për shkak të sasisë së madhe të të dhënave që bimët thithin nga zona ku ndodhen, ato mund të përdoren për të monitoruar ndryshimet ekologjike.

Është 2021! Shkencëtarët bëjnë që spinaqi

Burimet: Euronews, The Times of India