Njerëzit me Covid-19 kanë raportuar një gamë të gjerë të simptomave - duke filluar nga simptoma të lehta deri në sëmundje të rëndë. Simptomat mund të shfaqen 2-14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit. Personat me këto simptoma mund të kenë Covid-19:
- temperaturë dhe ethe
- kollë
- gullçim dhe vështirësi në frymëmarrje
- lodhje
- dhimbje muskujsh dhe trupi
- dhimbje koke
- humbje e nuhatjes dhe shijes
- dhimbje fyti
- rrjedhje nga hundët
- të përziera ose të vjella
- diarre
Simptomat më të zakonshme të Covid-19 janë:
- temperaturë
- kollë e thatë
- lodhje
Simptoma më pak të zakonshme, por që prekin një pjesë të njerëzve:
- humbje e nuhatjes dhe shijes
- konjutivit (i njohur si sy i kuq)
- dhimbje e fytit
- dhimbje e kokës
- dhimbje muskujsh
- lloje të ndryshme të skuqjes dhe irritimit të lëkurës
- të përziera ose të vjella
- të dridhura ose marramendje
Simptomat e sëmundjes së rëndë Covid-19 përfshijnë:
- gulçim
- humbje e oreksit
- konfuzion
- dhimbje e padurueshme ose presion në gjoks
- temperaturë e lartë mbi 38°C
Simptoma të tjera, më pak të zakonshme:
- nervozizëm
- humbje e vetëdijes
- ankth
- depresion
- çrregullime te gjumit
- komplikime më të rënda, si goditje në tru, dëmtime nervore
Simptomë që po raportohet së fundmi, “gjuha e Covid”.
Burimet: Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Organizata Botërore e Shëndetësisë