KORONAVIRUS

Vdekshmëria e Covid është ulur ndjeshëm që nga fillimi i pandemisë

Shkruar nga Anabel

2 Shkurt 2021

Vdekshmëria e Covid është ulur ndjeshëm që nga fillimi

Shkalla e vdekjeve midis njerëzve që përfundojnë në kujdesin intensiv për Covid-19 është ulur ndjeshëm që nga fillimi i pandemisë falë përparimeve në trajtim, ka zbuluar studimi i ri.

Përqindja e atyre që preken më keq nga sëmundja dhe ndërrojnë jetë ka rënë nga 60%, kur u shfaq për herë të parë në fillim të vitit të kaluar, në 36% deri në tetor. Gjetjet, të bazuara në 52 studime anembanë globit ku përfshihen 43,128 pacientë, janë botuar në revistën mjekësore Anaesthesia.

Pesë autorët, të gjithë specialistë të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar në kujdesin intensiv, u drejtuan nga Prof. Tim Cook, një person shumë i shquar i fushës së tij.

Përmirësimi është për shkak të përdorimit më të madh të steroideve të tilla si dexamethasone dhe ndryshimeve në mënyrën se si pacientët me Covid marrin terapi me oksigjen dhe lëngje dhe si menaxhohet rreziku i mpiksjes së gjakut.

Mesatarja e vdekshmërisë në Europë është 33.4% ndërsa në Amerikën e Veriut 40%.

Vdekshmëria e Covid është ulur ndjeshëm që nga fillimi

Burimet: Guardian, Euronews