Kinema & TV

‘Fama e rreme’: Mënyra e errët se si krijohen ‘influencuesit’

Shkruar nga Anabel

3 Shkurt 2021

‘Fama e rreme’: Mënyra e errët se si krijohen

Shkruar dhe prodhuar nga gazetari Nick Bilton, “Fake Famous”, tregon zhvillimin e famës në ditët e sotme, famë e cila dikur shpërblente vetëm njerëzit me një talent të caktuar, aktorë, atletë etj.

"Fake Famous" ofron një dritare të re në botën e influencuesve, duke kryer një eksperiment për të parë nëse tre të rinj mund të shndërrohen në dinamika të marketingut.

Ndërsa përrallat e tyre nuk zhvillohen plotësisht siç janë planifikuar, dokumentari i HBO ekspozon sesa e hapur për manipulim është e gjithë kjo kulturë.

Bilton fillon duke intervistuar kandidatë, kryesisht të rinj që aspirojnë të behën aktorë dhe modele dhe zgjedh tre prej tyre për të “udhëtuar” në rrugën e famës.

Bilton fillon duke intervistuar kandidatë (7500 ndjekës për 119.60 dollarë), marrjen me qera të një shtëpie/vile të madhe për të realizuar foto të bukura dhe një ndryshim në stil, për t’u dukur “cool”.

Ndonëse tingëllon pak cinike, kjo është edhe ideja: Qasja me mashtrimet dhe fallcitetin për të ndëtuar një model “follower”, që njerëzit e ndjekin.

Reporterja e Bloomberg, Sarah Frier, thotë se e gjithë premisa pas influencuesve varet nga "paraqitja e një stili jetese që njerëzit duan të imitojnë". Është një qasje marketingu e ndërtuar mbi zilinë, duke theksuar përfitimet që lidhen për të “reklamuar” produkte, ndërsa “yjet” përfitojnë nga kjo marrëdhënie.

Mënyra se si njerëzit e përdorin këtë formulë në avantazhin e tyre është një nënprodukt i pashmangshëm i mediave sociale, ku, siç shprehet kritiku kulturor Baratunde Thurston:

 "Ne të gjithë po bëjmë filmat tanë dhe po përpiqemi të jemi ylli.”

Sidoqoftë, influencuesit mund t’i ngrenë këto impulse të paqarta nariciziste në një nivel tjetër.

Pavarësisht nga natyra shpesh mashtruese e imazheve, Bilton thekson se nuk është në interesin e tyre të pranojnë se sa e modifikuar është industria.

“Çështja kryesore nuk janë vetëm mashtrimet apo truket që përdoren në gjithë procesin, por fakti që e gjitha në thelb, nuk po i bën njerëzit të ndihen më mirë, por të ndihen keq për atë që nuk e kanë”, shprehet Bilton.

Krijimi i dokumentarit përfshin dhe shpërthimin e koronavirusit, i cili në të vërtetë e forcoi lojën e “influencimit”, duke krijuar një një audiencë të gatshme të njerëzve me më shumë kohë të lirë që janë dukë vëzhguar jetën e njerëzve të tjerë.

Në një kohë kur paaftësia për të ndarë faktet nga trillimet është bërë një problem i rrezikshëm për demokracinë, "Fake Famous" ilustron se sa lehtë zbehen ato vija - më shumë për argëtim dhe fitime në këtë rast, sesa për pushtet.

Burimi: CNN