Mes shumë të mirave që na sjellin rrjetet sociale, njerëzit përfshijnë si një të tillë, edhe rritjen e platformave të tyre.
Kur ndjekësit tuaj të Instagramit rriten, truri reagon në mënyra të veçanta, disa të këndshme, disa pak të rrezikshme.
"Shtimi i ndjekësve në Instagram mund të sjellë një rritje të dopaminës në trurin tuaj, shprehet neuropsikologu Dr. Sanam Hafeez.
(Dopamina – kimikati i lidhur me kënaqësinë.)
Dr. Hafeez shton se mund të nxitet veçanërisht nga sjellja krahasuese, ku krahasoni numrin e ndjekësve tuaj me të tjerët që postojnë përmbajtje të ngjashme.
Sa ndjekës merrni nuk është e parashikueshme, kështu që kjo shton një aspekt “të së panjohurës”, që e bën më emocionuese.
Megjithatë, shtimi i ndjekësve në rrjete sociale, mund të prodhojë edhe ndjenja të tjera.
Psikoterapistja, Elizabeth Beecroft thotë se nëse jeni të prirur të monitoroni numrin e ndjekësve tuaj, mund të ushqeni ankthin.
“Një numë i konsiderueshëm ndjekësish mund të nënkuptojë se keni më shumë sy që ju shikojnë ose shohin llogarinë tuaj, gjë që mund të krijojë simptoma ankthi rreth dëshirës për të mbajtur një “status” apo imazh që krijoni. Ju mund të vazhdoni që deri diku të stresoheni për të postuar përmbajtje që njerëzit e pëlqejnë apo të angazhoheni, që t’ju pëlqejnë edhe më shumë.
Pandemia mund të ketë ndikuar edhe më keq në gjithë këtë. Studime në Itali zbuluan se vendasit kishin përdorur më shumë rrjetet sociale gjatë karantinimit dhe se nivelet e tyre të ankthit ishin rritur.
E rëndësishme:
Numrat e ndjekësve, pëlqimeve, komenteve etj ndryshojnë dhe lidhja e vetëvlerësimit ose e lumturisë me këto shifra virtuale mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin mendor.
Meqë një numër më i madh ndjekësish ndikon në nivelet e dopaminës, truri e shndërron këtë në një sjellje prej së cilës ju keni krijuar varësi. Nëse numri ndjekësve tuaj ulet ose nuk ndryshon, mungesa e dopaminës mund t’ju bëjë të ndiheni të mjeruar.
Mjekët thonë se “një ditë pa këtë “përforcim” të jashtëm, mund të sjellë depresion dhe ndjenja të një vetëbesimi /vetëvlerësimi të ulët.”
Ndjekësit në llogari të tjera gjithashtu kanë një ndikim psikologjik.
Si një shikues, dikush mund të mendojë se për shkak se një individ ka një numër të madh ndjekësish, kjo mund t’i bëjë ata më të besueshëm. Ky matës sipërfaqësor mund të luajë një rol të rëndësishëm në perceptimin e atyre që shohim në internet.
Kur shohim se një person ka 1 milion ndjekës, ai na duket më i besueshëm, më i popullarizuar se ne. Një studim i botuar në Child Development në vitin 2018 zbuloi se studentët kishin më shumë të ngjarë të pëlqenin postimet në Instagram që kishin marrë tashmë shumë pëlqime nga mijëra ndjekës.
Nëse e keni të vështirë të ndaloni rifreskimin e profilit tuaj për të parë numrin e ndjekësve, apo jeni në ankth për të ruajtur numrin që keni apo për ta shtuar atë, mjekët sugjerojnë të tërhiqeni për pak nga rrjetet sociale.
Përmbledhur nga studime akademike të përgatitura nga psikologë.
Burimi: Bustle