Celebrity

Që nga lindja e vështirë deri tek planet e rritjes: Gigi Hadid bën rrëfimin e veçantë

Shkruar nga Anabel

4 Shkurt 2021

Që nga lindja e vështirë deri tek planet e rritjes: Gigi Hadid

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u përpoqën ta mbanin vogëlushen dhe çdo gjë që lidhej me të larg syve të botës, por rezistuan vetëm për disa muaj. Në intervistën e fundit për Vogue, Hadid foli gjatë për procesin e lindjes dhe planet që ajo dhe Zayn kanë në lidhje me rritjen bebushes Khai.

Gigi s'e kishte menduar kurrë që do ta sillte në jetë të bijën brenda shtëpisë së saj, në një fermë në Bucks County, Pennsylvania (aty ku jeton aktualisht), por ja që kështu ndodhi. E ëma Yolanda, Bella, Zayn mamia dhe asistentja e saj ishin të vetmet pranë saj gjatë 14 orësh proces lindjeje. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid)

"Procesi i lindjes ishte aq intensiv sa nuk e kuptova as që kishte dalë. Isha aq e rraskapitur dhe kur e mbajta për herë të parë ishte kaq e mirë."

Përsa i përket dhimbjeve të lindjes pa ndihmën e një epidurali, Gigi pranoi se ishin të tmerrshme.

"Duhet të shtyja. E dija që do të ishte dhimbja më e çmendur e jetës sime, por duhet t'i dorëzohesha dhe ta pranoja, duhet ta doja. Erdhi një pikë në të cilën po mendoja se si do të ishte nëse do kisha bërë epidural, por mamia më ndihmoi shumë. Më tha se duhet ta ndaja mendjen pasi pjesa më e madhe kishte kaluar dhe duhet vetëm të shtyja, njësoj si të isha në shtratin e një spitali. Kur gjithçka mbaroi, unë dhe Zayn pamë njëri-tjetrin në sy dhe thamë që do të na duhet pak kohë për ta provuar sërish këtë."

Gjithsesi, tani që pjesa më e vështirë kaloi, prindërit e rinj kanë nisur të mendojnë për mënyrat më të mira të rritjes së vogëlushes. Gigi dhe Zayn duan që Khai të rritet në fermë, të jetojë gjithë stilin e thjeshtë të jetës dhe të mbi të gjitha të mësojë për rrënjët e prindërve të saj. 

"Eshtë e rëndësishme t'i japësh fëmijës mundësinë për të eksploruar interesa të ndryshme. Përfundimisht mendojmë që ajo do të rritet në fermë. Jeshillëku dhe stili i jetës këtu është epiqendra e gjithë fëmijërisë sime. Ne duam që vajza jonë ta kuptojë drejt origjinën e saj dhe ta përgatisim për këtë."

Burimi: Cosmopolitan