Bota

Influencueset nuk do të përdorin më filtra për të reklamuar produkte për lëkurën apo diçka tjetër!

Shkruar nga Anabel

5 Shkurt 2021

Influencueset nuk do të përdorin më filtra për të

Autoriteti i Standardeve të Reklamimit (ASA) ka vendosur zyrtarisht që influencueset në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të lejohen të përdorin filtra në asnjë postim promovues (reklamë).

Kjo do të thotë që personazhet e famshëm, influencers dhe markat nuk duhet të përdorin filtra për të promovuar një produkt nëse ai shtrembëron ose ekzagjeron rezultatet e tij - dhe për këtë arsye mashtron klientët e mundshëm.

Çdo postim që e bën këtë do të hiqet nga Instagrami dhe nuk do të mund të ripostohet.

Vendimi vjen në përgjigje të fushatës #filterdrop, filluar nga influencuesja Sasha Pallari, e cila i bëri thirrje infuencuesve dhe markave të zbulonin nëse ato kishin përdorur filta në postime që promovonin produkte.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SASHA LOUISE PALLARI (@sashalouisepallari)

"Ky është ende vetëm fillimi. Unë e fillova këtë fushatë tetë muaj më parë dhe ajo që kemi arritur së bashku ka qenë madhështore”, shprehet ajo në Instagram.

Sasha Fallari thotë për BBC:

“Duke vazhduar në këto hapa, sa herë që dikush promovon një produkt kujdesi për lëkurën ose diçka të ngjashme, ne do kemi mundësinë të shohim një lëkurë të vërtetë, teksturë të vërtetë dhe forma të vërteta të hundës, buzëve etj.  Sasia e njerëzve që s’do e krahasojnë më veten me një tufë me filtra do jetë mbresëlënëse. Ne e arritëm këtë dhe jam shumë krenare.”

Në vitet e fundit autoriteti gjithashtu ka bërë ndryshime në lidhje me produktet që dhurohen për t’u reklamuar apo çështje të tjera të marketingut online dhe jo vetëm.

Influencueset nuk do të përdorin më filtra për të