Menaxherja e rrjeteve sociale të Britney Spears ka mohuar teoritë e ndjekësve që thonë se Britney ka nevojë për ndihmë.
Prania e Britney Spears në Instagram dhe TikTok i ka bërë njerëzit të mendojnë se ajo po kërkon ndihmë mes shenjave të koduara në rrjete sociale.
Megjithatë, gruaja e cila është punësuar për të ndihmuar në drejtimin e e rrjeteve sociale të këngëtares, tha se teoritë janë “të pasakta”.
Në një postim në Instagramin e saj të mërkurën, Cassie Petrey, thotë se Spears vendos vetë se çfarë hedh në rrjete sociale, përfshirë videot e saj duke kërcyer, selfiet dhe fotot me lule.
“Britney krijon vetë postimet dhe përshkrimet nën foto. Ajo vendos vetë për gjithçka. Spears thjesht po jeton jetën e saj dhe po përpiqet të argëtohet në Instagram. Ajo ka një ekip për të ndihmuar strategjizimin si çdo njeri i famshëm i madh që e bën këtë gjë në këtë pikë të karrierës.”
Më pas, menaxherja thekson:
“Britney nuk është duke kërkuar ndihmë ose duke lënë mesazhe sekrete në rrjetet e saj sociale.”
Lëvizja #FreeBritney ka tërhequr mbështetje nga të famshëm duke përfshirë Paris Hilton dhe Rose McGowan, dhe qindra mijëra njerëz nënshkruan një peticion verën e kaluar duke i kërkuar Shtëpisë së Bardhë t'i jepte fund kujdestarisë që i ati ka për Britney-n.
Megjithatë, sipas vajzës që menaxhon rrjetet sociale të këngëtares, të gjitha paskan qenë për asgjë.
- Kujdestaria: Gjykata nuk pranon kërkesën e Britney Spears! Këngëtarja refuzon të performojë sërish
- Pse Britney-t i duhet me patjetër një kujdestar dhe pse s'duhet të jetë babai i saj?
- Po vetë Britney ç’mendon për lëvizjen #FreeBritney?
- Britney kërkon që i ati, të mos jetë më kujdestar i saj
- ‘Vish diçka të verdhë nëse po të mbajnë peng’: Britney iu përgjigjet komenteve në TikTok [?]
- Pas shqetësimit të fansave, flet e motra e Britney Spears
- Si nisi dhe ç’duhet të dini për fushatën #FreeBritney
- #FreeBritney: Ç’mesazh fshihet pas fotos misterioze të Britney Spears
- #FreeBritney: Pse njerëzit duan ta shpëtojnë Britney Spears?
- Njerëzit janë të bindur që diçka nuk shkon me Britney Spears
Burimi: Insider