Tabloide të ndryshme spekuluan se Natalie Portman është shtatzënë, bazuar vetëm në këto foto:
Aktorja 39-vjeçare reagoi me një postim në Instagram, me një titull të një prej artikujve
“Unë nuk jam aspak shtatzënë, por, mesa duket, qenka ende në rregull që dikush të spekulojë dhe të komentojë mbi formën e trupit të një gruaje sa herë që dëshiron? Mund të bëni më mirë se kaq.”
Pse s'duhet spekuluar asnjëherë për shtatzënitë?
Nëpër media ose blogje dedikuar shtatzënisë dhe prindërimit, si Philadelphia Magazine, Family Education apo Scary Mommy, theksohet se asnjë gruaje nuk i duhet bërë një pyetje e tillë për shumë arsye.
Së pari, është e sikletshme. Në rastin më të mirë, ajo thjesht ka shtuar pak peshë. Një gjë e tillë do të vendos në situatë jo fort të këndshme të dyja palët dhe për më tepër, mund të ndikojë te vetëbesimi i saj.
Së dyti, mund të jetë forma trupore. Pra, me pak fjalë, po i thoni dikujt që është e kolme se duket si grua shtatzënë. Gratë shtatzëna duken për mrekulli, por në këtë rast merr tjetër konotacion dhe mund të ndikojë negativisht te personi përballë.
Së treti, duhet të keni parasysh që jo të gjithë duan të kenë fëmijë dhe kjo është e mirëkuptueshme.
Së katërti, mund të ketë përjetuar një abort spontan ose të planifikuar, që në të dy rastet shoqërohet me një gjendje emocionale dhe fizike të komplikuar. Një pyetje e tillë thjesht rëndon më keq gjendjen e saj. Edhe në rast se aborti ka ndodhur kohë më parë, sërish mbetet një kujtim i dhimbshëm të cilin askush nuk do ta ripërjetojë.
Së pesti, ndoshta ajo nuk bën dot fëmijë ose po has probleme për të qenë shtatzënë dhe sigurisht që kjo pyetje është e tmerrshme.
Portman aktualisht është në Australi duke xhiruar fimin "Thor: Love and Thunder". Fituesja e Oscar mund të mos jetë shtatzënë, por ajo është nënë e dy fëmijëve, e djalit 8-vjeçar, Aleph dhe vajzës thuajse 4-vjeçare Amalia, me bashkëshortin Benjamin Millepied.
View this post on Instagram