Angelina Jolie provoi një stil të ri jete falë pandemisë: atë të qënit mama shtëpiake me kohë të plotë.
Nënë e 6 fëmijëve, në intervistën e fundit për British Vogue, aktorja thotë se "s'bën fare për këtë punë", por le ta quajmë thjesht modesti.
"S'kam qenë kurrë e mirë kur vjen puna për të qëndruar në një vend. Edhe pse gjithmonë kam dashur fëmijë, e kam imagjinuar jetën time duke udhëtuar, në mes të një xhungle apo diçkaje të ngjashme me të. S'e kam imagjinuar dot kurrë rolin e nënës në atë tradicional prandaj më duket sikur nuk kam aftësi në të qënin një mama shtëpiake. Them se po e menaxhoj si duhet sepse fëmijët po më ndihmojnë, por s'jam e mirë fare në këtë."
Pavarësisht se nuk e ka menduar ndonjëherë se do të vinte një ditë ku do ta gjente veten 24/7 në shtëpi me 6 fëmijë, ajo thotë se ja kanë dalë si një skuadër e bashkuar.
"Sado klishe mund të duket, por kur ti i do dhe përpiqesh, edhe nëse vezët digjen apo diçka tjetër s'shkon mirë, në fund të ditës nuk ka rëndësi. Ne të 7-të jemi një skuadër."
Ylli i filmave thotë se gjatë kësaj kohe ka mësuar shumë prej të vegjëlve dhe sa ata kanë filluar ta mbrojnë më shumë se zakonisht 45-vjeçaren.
"Një ditë isha në trampolinë dhe dëgjoja fëmijët që bërtisnin duke më thënë të mos hidhesha se do vritesha. Thoja me vete o Zot! A s'është për të qeshur që një ditë je një yll në aksion kurse tani dëgjon fëmijët që të thonë mos u hidh nga trampolina se do vritesh."- vazhdon Jolie.
Angelina dhe Brad, babai i 6 fëmijëve të saj i dhanë fund martesës në 2016-ën dhe që atëherë kanë ndodhur drama nga më të ndryshmet. Përsa i përket pandemisë, Jolie tha se pavarësisht gjithçkaje, "njerëzit janë bërë më humanë dhe kjo është diçka e bukur".