KORONAVIRUS

Situata e rënduar e Covid-19 në vend, Rama: 'Duhet parandaluar mbyllja'

Shkruar nga Anabel

8 Shkurt 2021

Situata e rënduar e Covid-19 në vend, Rama: 'Duhet parandaluar

Gjatë konferencës së fundit online, kryeministri Rama foli për situatën e krijuar së fundmi nga Covid-19 në vendin tonë. Rritja e lartë e numrave dhe mosrespektimi i rregullave kufizuese, sipas tij mund të na çojnë drejt masave edhe më drastike.

Ndër të tjera, ai tha se ka disa sinjale që tregojnë se mund të kenë hyrë edhe varientet e reja të koronavirusit në Shqipëri.

“Koha për përgjegjësi qytetare maksimale në këtë fazë rritjeje të numrit të infektimeve. Kemi sinjale të arsyeshme se në vend mund të kenë hyrë variantet e reja të Covid-19.

Kemi rritje të infektimeve edhe në grupmoshat e reja. Duhet të bëjmë çdo gjë si duhet që të mos detyrohemi të kthehemi tek masat e forta kufizuese.  Ajo që po konsiderohet kudo si një tjetër valë infektimesh dhe që u vu re me numra që u rritën në mënyrë dramatike po reflektohet tani edhe këtu.

Masat që janë në fuqi janë masa që në këndvështrimin e ekspertëve të Komitetit Teknik funksionojnë, por që të funksionojnë siç duhet, duhen zbatuar.

Është vënë re një shkelje rregullash kohët e fundit, është e papërgjegjshme që edhe politikanët i shkelin rregullat nëpër grumbullime."

Ndër të tjera, kreu i vendit paralajmëroi edhe bizneset të zbatojnë rregulloren sipas protokollit, duke shtuar se nëse nuk ka reflektim do të rishihen dhe shtohen gjobat.

Situata e rënduar e Covid-19 në vend, Rama: 'Duhet parandaluar