Mendja

'Ji vetvetja': Po sikur të mos e dimë kush jemi?

Shkruar nga Anabel

8 Shkurt 2021

'Ji vetvetja': Po sikur të mos e dimë kush jemi?

Sa herë jemi përballë një vendimi të vështirë, fjalia më e shpeshtë që dëgjoni është: "besoji instiktit tënd" apo "ji vetvetja". Ekziston një lloj bindjeje që nëse dëgjoni zërin tuaj të brendshëm, do të merrni vendimin dhe drejtimin e duhur, pa u ndikuar nga pritshmëritë e të tjerëve. 

Nëse do të ndalonit dhe do të mendonit një moment, a nuk do ta pyesnit veten: Po sikur të mos e di cila është vetja ime e vërtet?  Aristoteli kishte të drejtë kur thoshte se "të njohësh veten është fillimi i mençurisë", pasi ky është procesi më i vështirë.

Si ta njohësh veten dhe të kuptosh cili është varianti më i vërtet i yti?

Nëse shihni përreth kulturave të ndryshme, koncepti i të qënit vetvetja shfaqet vazhdimisht. "Eshtë esenca e asaj që iu bën të jeni ata që jeni shumë thellë, duke kaluar çdo lloj kapaciteti sipërfaqësor."-thotë  Nina Strohminger, pedagoge në Universitetin "Wharton School of Business", në Pennsylvania.

Sipas saj, brenda nesh ka pjesë që janë vërtet tonat ashtu siç ka pjesë të tjera që s'na përfaqësojnë plotësisht. Çfarë konsiderohet pjesë e vërtet e jona varet nga vlerat dhe besimet që kemi. Ne besojmë se versioni më i vërtetë i vetes fshihet pas asaj që mbetet nga etiketimet e jetës sonë të përditshme-prind, motër, vëlla, partner, apo pozicion pune. Identiteti ynë i jashtëm ngjyroset gjithashtu nga eksperiencat e kaluara, nga pritshmëritë që kanë të tjerët për ne dhe mënyra se si na shohin ata (ai i zgjuari, sportisti, etj.), faktorë të cilët mund të zbehin versionin tonë të vërtetë.

Nga ana tjetër nëse për një çast mund t'i imagjinojmë të gjitha këto "shtresa", do të lidheshim me versionin më të vërtet të vetes dhe do të ndiheshim më të përmbushur.

"Jo domosdoshmërisht ti sheh versionin më të vërtetë të vetes gjatë gjithë kohës. Ta gjesh këtë përshkruhet si një proces i shtresëzuar. Eshtë njësoj si të zhveshësh lëkurën nga shtresat e saj për të dalë tek esenca."

Ne veprojmë ndryshe në kontekste të ndryshme ose me kalimin e kohës, por thellë brenda nesh ka diçka që është e pandryshueshme dhe ajo është të qënit vetvetja, pavarësisht ndryshimeve në veprime apo sjellje.

Kur mendojmë për "vetveten", shpesh imagjinojmë që ai zëri i brendshëm do të na çojë drejt vendimit të duhur. Në fakt, studimet kanë treguar se ka një tendencë për të menduar se varianti më i vërtet i vetes është gjithmonë i mirë dhe se thellë tek çdo individ ka diçka që na motivon të sillemi në mënyra të ndryshme.

A ekziston "vetëvetja"?

Sipas psikologëve, çfarë ne konsiderojmë si version të vërtet të vetes varet nga vlerat dhe besimet që kemi. Ky koncept është i lidhur ngushtë me sensin e mirëqënies. Studimet kanë treguar se ata njerëz që identifikohen të lidhur ngushtë me konceptin e "të qënit vetja" kanë ndjeshmëri më të lartë ndaj mirëqënies dhe qëllimeve. Të tjerë kanë arritur në përfundimin se ata që kanë marrë vendime të udhëhequr nga "vetvetja" kanë rezultuar më të kënaqur me rezultatin në fund të ditës.

Burimi: Head Space