Shqipëria

Kryeministri Rama paralajmëron shtrëngim të masave: 'Nesër mblidhet Komiteti i Ekspertëve'

Shkruar nga Anabel

9 Shkurt 2021

Kryeministri Rama paralajmëron shtrëngim të masave:

Ditën e sotme është mbajtur një tjetër konferencë me gazetarë, ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun dhe me kryeministrin.

Kreu i qeverisë tha se "nesër do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve" dhe se "do të ketë një shtrëngim të masave".

Rama u shpreh se "Komiteti po diskuton dhe është i shqetësuar."

"Nëse njësitë tregtare zbatojnë protokollet, nëse njerëzit vënë maskën, ora policore respektohet, lokalet nuk vazhdojnë ahengun, atëherë gjërat janë në rregull", tha ai.

Më tej shtoi:

“Ne nuk ndalojmë dot jetën e përditshme të njerëzve. Ua thashë edhe dje, nuk mundemi të rrimë dot të gjithë brenda dhe presim që të iki virusi. Virusi ikën me vaksinën. Çështja është sa do të jenë njerëzit respektues ndaj masave."

Ditën e mërkurë pritet një deklaratë publike edhe nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Kryeministri Rama paralajmëron shtrëngim të masave: