KORONAVIRUS

Gjendja serioze e Covid-19: Sipas Ramës, izolimi nëpër shtëpia s'është zgjidhje

Shkruar nga Anabel

9 Shkurt 2021

Gjendja serioze e Covid-19: Sipas Ramës, izolimi nëpër

Ndonëse ditën e nesërme (e mërkurë) pritet shtrëngim i masave kufizuese si pasojë e gjendjes serioze të Covid-19 në vend, izolimi i plotë duket se nuk është një opsion.

Gjatë fjalës së tij në Durrës, kryeministri Rama tha se ekspertët dyshojnë se variantet e reja mund të kenë hyrë në vend, por është Komiteti i Ekspertëve ai që do të njoftojë si duhet të veprojnë qytetarët në vazhdim.

“Me 15 shkurt vijnë dozat e tjera. Pas ardhjes së dozave të shkurtit do të nisë vaksina për të moshuarit. Do të nisë për ata 80 plus dhe pastaj do të zbresim 75 vjeçarët e me radhë. Ekspertët tanë janë dyshues që varianti afrikan dhe britanik mund të kenë hyrë në vend.

Këto dy variante rrisin shumë më tepër transmetueshmërinë dhe janë më vdekje prurës. Ne duhet të zbatojmë masat. Nesër Komiteti Teknik do mblidhet. Qëllimi është të rrimë në ekuilibër sepse duhet të mbajnë ekuilibër mes ekonominë, anës psikologjike dhe shëndetit. Nuk mund të mbyllemi nëpër shtëpia derisa të mbarojë kjo punë. Nuk duhet të marrim më qafë njerëz me veprime skandaloze kur gjëja është shumë e qartë."- u shpreh ai.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar rreth 1239 raste të reja me Covid-19 dhe 16 viktima.

Gjendja serioze e Covid-19: Sipas Ramës, izolimi nëpër