Si do të reagonit nëse shkoni për të bërë një tatuazh dhe artisti i tatuazheve refuzon t'ju bëjë çfarë ju i kërkoni. Do thoni ju, sa e keqe mund të jetë një kërkesë tatuazhi për t'u refuzuar? Jua tregojnë njerëzit më poshtë!
1.
"Një vajzë 18-vjeçare erdhi në studio dhe donte të bënte emrin e të dashurit në fund të shpinës. Ajo s'e kishte takuar asnjëherë pasi ai ishte në burg dhe do të dilte pas disa javësh. Për ta surprizuar donte t'i dhuronte një tatoo, por unë refuzova. Seç kisha një parandjenjë që ajo lidhje nuk do zgjaste."
2.
"Një djalë erdhi dhe më kërkoi t'i bëja një sy që sheh në mes të ballit. Pranova t'i bëja diçka të përkohshme dhe i thashë të vinte sërish për dy javë nëse e donte ta kishte tatuazh të vërtet. Erdhi pas dy javësh, por për një tjëtër tatuazh, pasi kishte ndryshuar mendje për atë të syrit."
3.
"Kur punoja diku në Europë, më rastisi një djalë (i dehur) i cili kërkoi t'i bëja organet gjenitale të femrës dhe mashkullit në pjesë të ndryshme të trupit. Sigurisht që refuzova.
4.
"Tatuazhisti im nuk pranon të bëjë kurrë asnjë tribal."
5.
"Një vajzë që e takova në club një natë më tha se do të bënte seks me mua nëse bëja një tatuazh në të pasme ku të shkruaja 'Jennifer's bitch'. Duke qenë se isha tapë, pranova, por fatmirësisht nuk ma bëri tatuatori."
6.
"Njerku im bënte tatuazhe për vite me radhë. Mbaj mend që ai i thoshte jo çdo njeriu që kërkonte të bënte emrin e një njeriu tjetër. Edhe nëse i luteshin përgjigja e tij ishte: 'Jo! Tatuazhet janë bërë për të qëndruar përgjithmonë kurse ju të dy jo.'"
7.
"Dikur kam patur një shokë të ngushtë që bënte tatuazhe. Mbaj mend që ka refuzuar kategorikisht t'i bënte numrin 33 hallës së shokut të tij të ngushtë vetëm sepse "një burrë i kishte bërë seks oral për 33 minuta."
Burimi: BuzzFeed