Celebrity

Dokumentari më i diskutuar i momentit: Britney Spears flet për herë të parë

Shkruar nga Anabel

10 Shkurt 2021

Dokumentari më i diskutuar i momentit: Britney Spears flet për

“Çdo njeri ka historinë e vet dhe mendimin e vet për historitë e njerëzve të tjerë,” shkroi Britney Spears në Twitter, postim që lidhet me dokumentarin më të diskutuar të momentit mbi jetën e saj. “Të gjithë kemi jetë kaq të ndryshme dhe të bukura.”

Në vijim të postimit, Britney thekson se asgjë nuk është ashtu si duket. “Mbani mend, nuk ka rëndësi se çfarë mendojmë se dimë për jetën e dikujt, nuk është asgjë në krahasim me atë çfarë personi jeton pas kamerave,” tha ajo.

Në një tjetër postim në Twitter, këngëtarja ndau një moment nga një performancë e vitit 2018 ku ajo interpreton hitin e vitit 2003, “Toxic”.

“Nuk mund ta besoj që kjo performancë e ‘Toxic’ ka ndodhur 3 vjet më parë. Kam dashur gjithmonë të jem në skenë...por kam marr kohë për të mësuar dhe për të qenë një njeri normal...Më pëlqen që thjesht të shijoj gjërat bazike të jetës së përditshme.”

“Framing Britney Spears” trajton jetën e saj, nga fama, të qenit një yll i muzikës pop, problemet me drogën dhe marrëdhëniet e ndryshme, e deri te kujdestaria e babait, Jamie Spears. Sipas dokumentarit, përgatitur nga New York Times dhe FX, Britney Spears nuk pranon të interpretojë për sa kohë është nën kujdestarinë e të atit. Avokati i saj ka pohuar se këngëtarja është e frikësuar nga i ati.

Dokumentari solli në vëmendje edhe marrëdhënien me Justin Timberlake. Fansat e Britney Spears iu kundërvunë Justin Timberlake duke aluduar se ai e filloi karrierën duke dëmtuar figurën e Britney-t. 

Dokumentari më i diskutuar i momentit: Britney Spears flet për