Celebrity

Një përdoruese e TikTok verifikon pikturën e North, të cilën njerëzit nuk e besuan

Shkruar nga Anabel

10 Shkurt 2021

Një përdoruese e TikTok verifikon pikturën e North, të

Ndonjëherë njerëzit i vështirësojnë gjërat më shumë seç duhet. Këtë herë, u morën me një pikturë të North, vajzës 7-vjeçare të Kim Kardashian dhe Kanye West, e cila sipas tyre, për shkak të moshës, nuk e ka pikturuar kurrsesi këtë:

Një përdoruese e TikTok verifikon pikturën e North, të

Pavarësisht mosbesimit dhe komenteve ironike, duket se po, North e pikturoi vërtet. Një përdoruese e TikTok me emrin Camryn Fred shpërndau në platformë një video ku tregon me screenshots foto të saj pranë një pikture të ngjashme me atë të North-it.

Ajo shprehet se nuk e kishte menduar kurrë që do të fliste në emër të Kim Kardashian dhe North, por mendoi se ishte e nevojshme duke marrë parasysh reagimin e njerëzve.

Një përdoruese e TikTok verifikon pikturën e North, të

“Nëna ime ma mësoi si ta bëja këtë dhe ajo e mësoi North-in se si të bënte të njëjtën gjë dy javë më parë. Ajo ka qenë mësuese arti për 30 vjet dhe të gjithë ata që vijnë në klasat e saj, kalojnë nëpër këtë pikturë kur fillojnë.”

Një përdoruese e TikTok verifikon pikturën e North, të

Vërtetësia e pikturës u vu në dyshim fill pasi Kim e postoi. “Duhet të punoja, po nuk ndaloj dot së menduari se si North West NUK e pikturoi këtë”, “S’e besoja se Kim do përfitonte nga vajza e saj për t’u tallur me njerëzit në këtë mënyrë” ishin disa prej komenteve online.

Një përdoruese e TikTok verifikon pikturën e North, të