Social Buzz

‘Nuk jam mace’: Avokati harron të heqë filtrin në Zoom dhe videoja bëhet virale

Shkruar nga Anabel

10 Shkurt 2021

‘Nuk jam mace’: Avokati harron të heqë filtrin në

“Nëse një fëmijë përdor kompjuterin tuaj, para se të hyni në një takim virtual, kontrolloni opsionet e videos në Zoom për t’u siguruar që janë hequr filtrat.”

Kështu shkroi në Twitter Roy Ferguson, pasi një avokat nga Teksasi, Rod Ponton, u shfaq si mace gjatë një bisede në Zoom. Po, e lexuat mirë. Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, Roy Ferguson i vë në dukje avokatit se ka aktivizuar një filtër maceje, por për fat të keq, Ponton nuk di ta çaktavizojë.

“Nuk di si ta heq. Kam ndihmësen këtu, po përpiqet ajo. Jam live. Nuk jam një mace,” dëgjohet të thotë ai. “E shoh,” thotë Ferguson.

‘Nuk jam mace’: Avokati harron të heqë filtrin në

“Nuk pushoj dot nga e qeshura”, “Oh, kur thotë që nuk është mace”, “Videoja më e bukur e pandemisë”, “Më pëlqen gjykatësi, është i sjellshëm me kafshët”, “Fytyra e shqetësuar e maces është epike” janë disa prej komenteve online.

Të qeshurat për videon: 10/10