Ministrja e Arsimit, Evis Kushi gjatë një komunikimi live para pak minutash njoftoi gjithë ndryshimet me të cilat duhet të përballen aktualisht universitetet.
Ndër të tjera, ajo theksoi se mungesat nuk duhet t'i penalizojnë studentët dhe shtoi se kur është e pamundur që testi të zhvillohet online, të bëhet në auditor.
“Do kërkoja nga të gjitha universitetet, që në ato raste kur provimi nuk zhvillohet dot online, provimi të zhvillohet në auditorë, duke respektuar protokollet ndaj Covid-19. Universitetet të shohin mundësinë që t’ju japin të drejtën studentëve që të marrin pjesë në sezon ose jo."- u shpreh ajo duke përmendur mundësinë e një sezoni shtesë për të gjithë studentët që e kanë patur të pamundur të paraqiten në provim.
Ndryshe nga vitet e tjera, sezoni i këtij viti do të jetë më shumë se 45 ditë në mënyrë që të parandalohet mbipopullimi i universiteteve. Nëpër audite të lejohen më shumë se 15 studentë, të gjithë të pajisur me maska.