Çfarë po ndodh rreth nesh

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut: Midis viktimave edhe anëtarët e grupit performues

Shkruar nga Anabel

17 Mars 2025

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut: Midis viktimave edhe

Andrej Gjorgieski ishte një nga këngëtarët kryesorë të grupit hip-hop maqedonas DNK dhe i vetmi që doli i gjallë, por i dëmtuar rëndë nga ngjarja tragjike.

Fatkeqësisht, sot ai është konfirmuar në mesin e të vdekurve nga zjarri në një lokal nate në Koçan që shpërtheu të dielën rreth orës 02:30, sipas raportimeve të Agjencisë për Informimin e Medias në Maqedoninë e Veriut.

Bashkuar me këngëtaren mbështetëse Sara Projkovska, bateristin Gjorgji Gjorgiev, pianistin Filip Stevanovski, kitaristin Aleksandar Kolarov dhe fotografin e grupit Aleksandar Efremov, i gjithë grupi performues nuk arriti t’i shpëtojë tragjedisë së rëndë, nga e cila mbetën 60 të vdekur. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sugarev Inc (@sugarev_inc)

Miq dhe kolegë të artistëve u janë drejtuar platformave të rrjeteve sociale për të shprehur pikëllimin e tyre dhe për t'i bërë nderimet e fundit anëtarëve të grupit.

Tragjedia ka lënë një boshllëk të madh në industrinë muzikore të Maqedonisë së Veriut dhe ka shkaktuar një reagim të fuqishëm në mediat dhe shoqërinë e vendit.

Artikuj të sugjeruar: