Shkencëtarët po analizojnë një guaskë kërmilli që besohet të jetë instrumenti më i vjetër frymor i llojit të vetë.
Guaska fillimisht u anashkalua kur u gjet në shpellën Marsoulas në vargmalet Pireneje, por studiuesit nga Qendra Kombëtare e Francës për Kërkime Shkencore (CNRS); Muzeu i Tuluzës; Universiteti i Tuluzës - Jean Jaurès; dhe Musée du quai Branly - Jacques-Chirac kanë lëshuar një regjistrim audio si pjesë e një studimi të ri.

Maja e guaskës së kërmillit të detit është e thyer dhe formon një hapje. Maja është pjesa më e fortë e guaskës, ndaj studiuesit thanë që thyerja nuk është rastësore. Gjithashtu ka prova të prerjes, shpimit dhe zbukurimit duke përdorur hematitin, një pigment të kuq që është përdorur në shpellën Marsoulas.


Krahasimi me objekte të tjera, të cilat datojnë 18,000 vjet më parë, sipas studiuesve, e bën guaskën intrumentin më të vjetër frymor të llojit të saj.
Ajo jo detyrimisht është përdorur për të bërë muzikë, pasi mund të ketë qenë edhe mjet komunikimi.
Burimet: Science Advances, CNN