Instituti i Statistikave (INSTAT) ka përgatitur një raport vjetor për rajonet e Shqipërisë, ku ndër të tjera, tregon edhe një cilësi/fakt që dallon pjesën tjetër të qyteteve brenda Shqipërisë.
Sipas raportit, rezultatet për secilin qytet janë si më poshtë:
Qarku Berat: Është qarku me prodhimin më të madh të ullinjve, duke mbuluar 14 % të prodhimit gjithsej.
Qarku Dibër: Mesatarja më e ulët mujore për shpenzimet për familje (67,805 lekë).
Qarku Durrës: Qarku i dytë për nga numri i lejeve të ndërtimit të lëshuara për ndërtesa të reja (152).
Qarku Elbasan: Qarku i dytë për nga numri i gjedhëve (43,100 krerë).
Qarku Fier: Qarku i dytë për PBB-në rajonale për frymë (599,000 lekë).
Qarku Gjirokastër: Qarku me gjenerimin më të madh të mbeturinave (0,75 ton) për frymë.
Qarku Korçë: Qarku i dytë për pjesëmarrje në forcat e punës (68.4%), për popullsinë 15+.
Qarku Kukës: Qarku me shkallën më të lartë të rritjes natyrore të popullsisë (7.42) për 1.000 banorë.
Qarku Lezhë: Qarku me shkallën më të lartë të papunësisë (17,7%), për popullsinë 15+.
Qarku Shkodër: Përqindja më e lartë e nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm privat (17,8 %), në krahasim me arsimin publik.
Qarku Tiranë: Qarku me shkallën më të lartë të migrimit të brendshëm
neto (10,5) për 1.000 banorë.
Qarku Vlorë: Qarku me prodhimin më të madh të agrumeve, 68 % e
prodhimit gjithsej.
Për raportin e plotë, lexoni këtu.