Dating

Aplikacioni për 'sugar daddies' dhe 'sugar babies': Një tjetër lloj njohjeje!

Shkruar nga Anabel

11 Shkurt 2021

Aplikacioni për 'sugar daddies' dhe 'sugar babies':

SeekingArrangement (i njohur gjithashtu si Seeking) është një faqe ueb për njohje mes një “sugar daddy” (ose “sugar mama”) dhe një “sugar baby”, themeluar nga Brandon Wade, në San Francisco, California, në vitin 2006.

Sugar Daddy – Një burrë i pasur, në moshë, i gatshëm t’i japë dhurata luksoze dhe para një gruaje të re, në këmbim të shoqërisë së saj ose favoreve seksuale.

Sugar Baby – Një vajzë/djalë i ri, i interesuar në një lidhje me një “sugar daddy”, kryesisht për qëllime financiare.

Të dhënat e anëtarëve ruhen përgjithmonë në website dhe marrëveshja e anëtarësisë i jep kompanisë të drejtën ta shpërndajë këtë informacion aty ku ajo e sheh “të arsyeshme”.

Pra, SeekingArrangement bazohet në një sistem anëtarësie. Sugar babies krijojnë profile dhe bashkohen në faqen e internetit falas. Ata që vendosin adresën e email-it që përdorin nga universiteti ku studiojnë, automatikisht kualifikohen për një status të Anëtarësimit Premium.

Sugar Daddies dhe Mamas regjistrohen falas në shërbimet e faqes, gjë që u siguron atyre një numër të kufizuar të mesazheve. Pasi e përdorin për ca ditë falas (free trial), anëtarët kanë mundësinë të blejnë kredite për privilegjet e zgjeruara të mesazheve në baza mujore ose mbi baza vjetore me paketën Diamond.

A pati kritika ky biznes? Sigurisht!

CEO i Seeking, Brandon Wade, ka një përgjigje të thjeshtë për të gjithë kritikët. Ai thotë se “dashuria është një koncept i shpikur nga njerëz të varfër”, deklaratë që përsëri, nuk u prit mirë.

Megjithatë, kritikat s’e ndaluan dot “Seeking”. Anëtarët vazhdojnë të bëhen pjesë e faqes falas nga 139 shtete. Selia e kompanisë aktualisht ndodhet në Las Vegas, por ka dhe zyra shtesë në Ukrainë dhe Singapor, ndërsa faqja ofrohet e përkthyer në 10 gjuhë.

Në vitin 2014, mbi 1.4 milion studentë u regjistruan në faqen e internetit në kërkim të Sugar Daddies dhe Sugar Mommies. Kërkesat e “sugar babies” varionin nga ndihma me shpenzimet e universitetit deri te shpenzime mujore për jetesën.

- Skandale

Në 2012-ën, Huffington Post deklaroi se 200.000 nga përdoruesit e Seeking, që ishin regjistruar si “sugar daddies” ishin politikanë Demokratë (34.9%) dhe Republikanë (42.1%).

Në 2011-ën, për një ish-përfaqësues të SHBA-së, Anthony Weiner, 6 gra nga Seeking thanë se kishin qenë pjesë e bisedave telefonike seksuale gjatë kohës kur Weiner ishte i martuar.

Në 2016-ën, sipërmarrësi Doug Richard pranoi aktivitetin seksual me një vajzë 13-vjeçare, e cila kishte pretenduar të ishte 17 vjeç. Në fund të çështjes, akuzat e ngritura kundër Richard ranë me një vendim unik të jurisë.