Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë konfirmuar se së shpejti, djali i tyre një vjeç, Archie Mountbatten-Windsor, do të bëhet me një motër ose vëlla.
Një zëdhënës i Princit Harry dhe Meghan tha (via Guardian): “Ne mund të konfirmojmë që Archie do të jetë një vëlla i madh. Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur që presin fëmijën e tyre të dytë.”
Çifti publikoi një fotografi bardhë e zi në rrjete sociale, ku duken të lumtur teksa qëndrojnë poshtë një peme.
Foshnja do të jetë në vendin e tetë për fronin mbretëror. Në nëntor të një viti më parë, Meghan Markle rrëfeu se përjetoi abort spontan në korrik, në një artikull për New York Times ku tregoi për ndjenjat të cilat i përshkroi si një “hidhërim të padurueshëm”.