Celebrity

Me ose pa dashje, njoftimi se Meghan Markle është shtatzënë nderoi kështu princeshë Dianën!

Shkruar nga Anabel

15 Shkurt 2021

Me ose pa dashje, njoftimi se Meghan Markle është shtatzënë

Në ditën e Shën Valentinit u bë publik lajmi se Meghan Markle dhe princ Harry janë në pritje të një fëmije të dytë dhe data mund të ketë më shumë rëndësi për çiftin sesa thjesht “festa e dashurisë”. Rezulton se pallati Buckingham bëri një njoftim të ngjashëm 37 vjet më parë.

“Ne konfirmojmë që Archie do të bëhet ‘vëllai i madh’, tha një zëdhënës i çiftit për People në 14 shkurt. “Duka dhe Dukesha janë shumë të lumtur që presin fëmijën e tyre të dytë.”

Sipas arkivave të United Press International, ky lajm i lumtur vjen 37 vite e 1 ditë pas njoftimit që pallati Buckingham bëri për princeshë Dianën dhe princin Charles.

Njoftimi? Çifti, atëherë, ishte në pritje të fëmijës së dytë, princit Harry.

“Të dy, princi Charles dhe princeshë Diana janë të lumtur nga lajmi, sikurse dhe mbretëresha, princi Philip dhe të gjithë anëtarët e dy familjeve”, thanë zyrtarët në njoftimin më 13 shkurt 1984. Një ditë më vonë, 14 shkurt, lajmi ishte në çdo faqe të parë.

Ndonëse nuk dihet me siguri a ishte një zgjedhje e vetëdijshme apo jo, mbetet një rastësi e ëmbël.

Me ose pa dashje, njoftimi se Meghan Markle është shtatzënë

Burimi: Glamour