Social Buzz

Në ditën kur Meghan dhe Harry njoftojnë për shtatzëninë, revista australiane bën gabimin qesharak!

Shkruar nga Anabel

15 Shkurt 2021

Në ditën kur Meghan dhe Harry njoftojnë për

Revista australiane për gra, “New Idea” publikoi një artikull dhe e përgatiti atë si lajmin kryesor të kopertinës, duke lënë të nënkuptohet se princ Harry dhe Meghan Markle ishin ndarë.

Në kopertinë shkruhej “Mbaroi gjithçka!” (It’s all over), së bashku me një fotografi nga dasma e çiftit, e ndarë në mes:

Në ditën kur Meghan dhe Harry njoftojnë për

Titulli duket edhe më qesharak, pasi u publikua në të njëjtën ditë me lajmin se Meghan është shtatzënë (me princ Harry-n).

Në revistë thuhej gjithashtu se mbretëresha po i vëzhgonte dhe se pas “ndarjes”, shumë njerëz po kërkojnë që t’u hiqen titujt.

Edhe pas largimit nga detyra në mbretëri, çifti u lejua t’i ruajë titujt dhe Harry mbeti i gjashti në radhë për fronin. Sugjerimi i New Idea që çiftit do t’i hiqet titulli nuk konfirmohet nga asnjë burim tjetër.

Kjo histori nuk është hera e parë që New Idea bën një hap të gabuar kur bëhet fjalë për lajmet që kanë lidhjen me princ Harry-n.

Në vitin 2008, revista raportoi se Princi Harry po shërbente me ushtrinë Britanike në Afganistan, lajm i cili prishi marrëveshjen me mediat që ky informacion të mos zbulohej.

Princi e la shërbimin për shkak të shqetësimeve të sigurisë një muaj më vonë. New Idea kërkoi falje për lajmin e shkruar atëherë, ndërsa për këtë të fundit, nuk ka patur ende deklarata. Lajmi thjesht është fshirë.

Media të tjera si The Guardian apo Evening Standard, po shkruajnë “No Idea” (S’ia ka idenë), në vend të  “Now Idea”, për të ironizuar disi gabimin e revistës.

Në ditën kur Meghan dhe Harry njoftojnë për