Përmes një njoftimi në rrjete sociale, kryeministri Rama tha se ditën e sotme (e hënë, 15 shkurt) do të mbërrijnë 7020 doza të tjerë të vaksinës Pfizer.
Përveç kësaj, ai shtoi se vendi ynë është shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca.
“Sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës anti-Covid nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit, ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca.
Aktivizohet sot skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital, ndërkohë që respektimi i masave kufizuese në fuqi mbetet domosdoshmëri deri në afatin e përcaktuar nga Komiteti Teknik."- shkruan kreu i vendit.
Masat kufizuese pritet të mbeten në fuqi deri në 25 shkurt dhe më tej është Komiteti Teknik që do të vendosë nëse do të zbuten apo përforcohen në varësi të situatës.
- Udhëzimet e CDC: Mënyrat e përdorimit të maskës që ulin me 95% rrezikun e transmetimit
- Të paktën 50 persona në Shqipëri mund të jenë infektuar me variantet e reja të Covid
- Gjendja serioze e Covid-19: Sipas Ramës, izolimi nëpër shtëpia s'është zgjidhje
- Pas vitesh në heshtje, Facebook ndalon keqinformimet në lidhje me vaksinat
- Nëse keni kaluar Covidin, ja çfarë duhet të dini për vaksinat, variantet dhe jo vetëm
- Vaksina e Covid: Çfarë është COVAX dhe a po i ndihmon vërtet vendet e varfra