Çdo ditë, hasim një sasi të caktuar ndryshimesh dhe paparashikueshmërie të cilat ndikojnë te ne. Mungesa e motivimit është një “vrasës” i heshtur i suksesit. Për të mos lejuar që motivimi i pamjaftueshëm t'ju shkatërrojë, duhet të kaloni në atë që shpesh trajnerët e sipërmarrësve e cilësojnë si “stadi i mbinjeriut”. Për ta bërë këtë, ka pesë mënyra.
1. Ngrihuni herët dhe sfidoni ditën
Një nga mënyrat më të lehta për të dëmtuar veten drejt suksesit është që të mos flesh mjaftueshëm. Nëse e bëni shpesh, po dëmtoni krijimtarinë. Duket si një marrëveshje e tmerrshme, apo jo? Gjumi është një proces jetësor që ndihmon trupin të pushojë dhe të rigjenerohet. Për këtë proces jetësor, duhen rreth 6-8 orë gjumë çdo ditë. Prandaj, duhet të shkoni herët në shtrat në mënyrë që të mund të ngriheni herët në mëngjes.
Gjumi i mjaftueshëm ju ndihmon të bëni më shumë punë. Me kreativitet dhe produktivitet më të madh vijnë mundësi më të mira suksesi. Pra, nëse keni plane të shkëlqyera për veten, pse të mos filloni duke fjetur mjaftueshëm?
2. Mbani një ditar/bllok
Gjëja tjetër për të bërë pasi të zgjoheni është të shkruani në bllokun e shënimeve. Ky veprim ju ndihmon të organizoni mendimet, idetë, kujtimet dhe të gjitha gjërat për të cilat jeni mirënjohës.
3. Meditoni
Meditimi ju ndihmon të lidheni me qenien tuaj të brendshme. Pa meditim, ide të freskëta mund t'ju shmangen vazhdimisht. Mund të zgjidhni të meditoni menjëherë pasi të keni mbaruar së shkruani mendimet. Lidhja me gjeniun e brendshëm ju ndihmon jashtëzakonisht. Nëse meditoni vetëm për 15 minuta çdo ditë, do të keni një fillim të mrekullueshëm të ditës.
4. Praktikoni esencializmin
Mbi të gjitha, duhet të jeni esencialist. Esencializmi ndihmon për të siguruar që nuk jeni duke u marrë me shumë gjëra, duke shpërndarë energjinë. Ju ndihmon të përqendroheni tek ato që kanë rëndësi dhe të shmangni aktivitete të tjera, më pak produktive. Kur vazhdimisht e kanalizoni energjinë në rrugën e duhur, do të bëheni mjeshtër në atë që bëni. Kur i qëndroni besnikë një kauze, jeni të sigurt për sukses!
5. Kërkojini dikujt që t'ju kërkojë llogari
Në udhëtimin tuaj për t'u bërë të suksesshëm, keni nevojë për dikë që mund t'ju sjellë në gjendjen e duhur mendore dhe të nxjerrë në pah krijimtarinë më të thellë. Keni nevojë për dikë që mund të ndajë përvoja me ju, t'ju bëjë pyetje dhe t'ju ndihmojë të kaloni në nivelin tjetër në karrierë, biznes dhe jetë.
- Si funksionon platforma Upwork, ku të rinjtë shqiptarë po fitojnë miliona lekë duke punuar online
- Rruga drejt suksesit: 9 llojet e njerëzve që ju duhen në jetë
- Arsyet pse njerëzit e suksesshëm duan kritikat, më shumë se duartrokitjet
- Nga një fëmijë i bullizuar në njeriun më të pasur në botë: Historia e jashtëzakonshme e Elon Musk
- Kjo është fjalia më e çuditshme, por edhe më e fuqishme, që mund të thotë një njeri i suksesshëm
- Reagimi i Elon Musk si ‘Njeriu më i pasur në botë’ është mësim për inteligjencën emocionale
- Jeff Bezos thotë se ekzistojnë 2 lloje dështimesh, por vetëm 1 duhet të toleroni
Burimi: Entrepreneur