Udhetim

Vendet ku mund të shkojnë pa asnjë problem njerëzit e vaksinuar kundër Covid-19

Shkruar nga Anabel

16 Shkurt 2021

Vendet ku mund të shkojnë pa asnjë problem njerëzit e

Pavarësisht se bota po jeton ende nën pushtimin e Covid-19, vaksina duket si shpresa më e madhe për t'ju kthyer jetës së mëparshme. Në pjesën më të madhe të vendeve ka nisur vaksinimi i grupeve më të rrezikuara nga virusi, gjë e cila ka bërë që disa destinacione udhëtimi të heqin dorë nga masat kufizuese vetëm për njerëzit e vaksinuar. Ku mund të udhëtojnë ata që kanë marrë plotësisht dozën e vaksinës kundër Covid-19?

Vendet ku mund të shkojnë pa asnjë problem njerëzit e

1. Qipro

Që në dhjetor, Qipro ishte destinacioni i parë që njoftoi për heqjen e karantinës për të gjithë udhëtarët e vaksinuar. Mjafton vetëm një provë nga ana e turistëve që tregon se vaksina është bërë dhe do të mund të qëndrojnë lirisht pa qenë nevoja e një testi apo rezultati PCR-je.

Vendet ku mund të shkojnë pa asnjë problem njerëzit e

2. Estonia

Ky vend europian gjithashtu pranon njerëz të cilët janë vaksinuar kundër Covid-19 pa asnjë lloj mase kufizuese.

Vendet ku mund të shkojnë pa asnjë problem njerëzit e

3. Gjeorgjia

Edhe Gjeorgjia ka vendosur të heqë çdo masë për qytetarët e vaksinuar. Vizitorët që kanë marrë të dy dozat mund të futen lirisht në vend pa qenë nevoja për një test PCR-je. Ata që nuk janë vaksinuar ende duhet të kenë me vete një test negativ PCR të marrë 72 orë para udhëtimit.

Vendet ku mund të shkojnë pa asnjë problem njerëzit e

4. Islanda

Duke filluar nga 1 maji, udhëtarët e vaksinuar nga vendet e Europës do të mund ta shmangin karantinën dhe s'do të kenë nevojë për një test PCR-je për në Islandë.

Vendet ku mund të shkojnë pa asnjë problem njerëzit e

5. Polonia

Turistët europianë mund ta vizitojnë Poloninë pa qenë nevoja për karantinën 10 ditore nëse vërtetojnë që janë të vaksinuar.

Vendet ku mund të shkojnë pa asnjë problem njerëzit e

6. The Seychelles

Nëse jeni vaksinuar mund ta shijoni ishullin pa qenë nevoja për karantinë apo ndonjë analizë tjetër që vërteton se jeni negativë.

Burimi: CNN