TV Mania

Mungon Arditi, por jo ‘E diela shqiptare’: 3 emrat që do ta zëvendësojnë këtë javë

Shkruar nga Anabel

17 Shkurt 2021

Mungon Arditi, por jo ‘E diela shqiptare’: 3 emrat që do ta

Të dielën, Ardit Gjebrea e drejtoi programin “E diela shqiptare” nga divani i shtëpisë. Për shkak të infektimit me Covid, producentit iu desh që të realizonte, me sukses duhet thënë, gjashtë orë program përmes kompjuterit. Megjithatë, shëndeti është parësor, ndaj të dielën e kësaj jave, Gjebrea do të mungojë në program.

Mungon Arditi, por jo ‘E diela shqiptare’: 3 emrat që do ta

“Këtë diel mjekët më thanë – PUSHIM! Por nuk do të ketë pushim ‘E diela shqiptare’!” shkroi ai në Instagram.

Producenti zbuloi se rubrikat “Gjysma ime” dhe “Të panjohurit” do të moderohen nga Enkel Demi.

Mungon Arditi, por jo ‘E diela shqiptare’: 3 emrat që do ta

Për rubrikën “Telebingo shqiptare” do të kujdeset Gentian Zenelaj,

Mungon Arditi, por jo ‘E diela shqiptare’: 3 emrat që do ta

ndërsa Marsela Çibukaj do të moderojë “Ka një mesazh për ty”.

Mungon Arditi, por jo ‘E diela shqiptare’: 3 emrat që do ta