Dokumtari i ri i Britney Spears "Framing Britney Spears" ka nxjerrë në pah detaje të reja nga jeta e saj kaq shumë e diskutuar. Që prej 2008-ës, jeta e Britney-it ka qenë në duart e babait të saj, i cili kishte kontroll të plotë mbi financat e këngëtares. Sipas People, ky ishte një vendim që u refuzua në mënyrë kategorike nga Britney.
Ndonëse nuk ka folur shumë publikisht për këtë çështje, në 2008-ën, Britney në dokumentarin "MTV documentary Britney: For the Record", është shprehur se "çdo ditë e saj kontrollohej".
"Nëse s'do isha kaq e kontrolluar tani, nëse s'do kisha avokatët, mjekët dhe njerëzit që analizonin çdo ditë dhe çdo veprim timin, nëse s'do isha këtu, do të ndihesha e lirë dhe vetja!"
Ajo që nuk shfaqet në dokumentarin e ri është një skenë ku Britney e krahason jetën e atyre viteve me burgun.
"Edhe nëse je në burg, ti e di kohës kur do të përfundojë dënimi dhe do dalësh. Unë s'mendoj se jeta ime ka dalë jashtë kontrollit, madje mendoj se është më e kontrolluar seç duhet. Nuk ka asnjë lloj emocioni. Nuk ka pasion. Eshtë çdo ditë e njëjta ditë."
E pyetur se si ja del të jetojë në një situatë të tillë, Spears thotë se thjesht kishte "ngecur".
"Unë kam ngecur në këtë vend, thjesht përpiqem ta përballoj. Kam frikë të jem e lumtur sepse e di që s'do zgjasë shumë. Kështu që më mirë është për mua të mos ndjej asgjë dhe të mos kem asnjë shpresë sesa të kundërtën."
Britney thoshte se shpesh njerëzit nuk e kuptonin. Ata qeshnin me të edhe kur çdo shenjë e saj tregonte se po vuante, se ishte e trishtuar, por s'e dëgjonin.
Përsa i përket dokumentarit të ri, "Framing Britney Spears", ylli i pop-it tha se "secili prej nesh ka historinë e tij dhe se pavarësisht çfarë thonë të tjerët për jetën e dikujt, asgjë s'krahasohet me atë që ndjen njeriu që po e jeton atë."
- Pas ndjesës publike të Justin Timberlake, albumit të Janet Jackson i ndodh e papritura
- Pas akuzave, Justin Timberlake u kërkon publikisht falje Britney Spears dhe Janet Jackson
- I ati i Britney Spears humb të drejtën për të qenë kujdestari i vetëm i saj
- Dokumentari më i diskutuar i momentit: Britney Spears flet për herë të parë
- Fansat e Britney Spears kritikojnë Justin Timberlake: ‘Është e tmerrshme’
Burimi: Glamour